LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi: Jemi të gatshëm për një tranzicion të drejtë social të energjisë

Bytyqi: Jemi të gatshëm për një tranzicion të drejtë social të energjisë

Maqedonia e Veriut ka bërë arritje të rëndësishme në aspektin e tranzicionit energjetik në të kaluarën, duke zbatuar disa reforma dhe duke ndjekur vizionin e saj për ndërtimin e një sistemi energjetik të besueshëm, efikas, miqësor ndaj mjedisit dhe konkurrues që do të kontribuojë në rritjen e qëndrueshme ekonomike. Në fakt, Maqedonia e Veriut është Pala e parë kontraktuese që ka dorëzuar Planin e saj Nacional për Energji dhe Klimë në Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë, theksoi Fatmir Bytyqi në fillim të Forumit të Energjisë së Maqedonisë – FEM 2022.

Ai theksoi se tashmë është përgatitur një Strategji për Zhvillimin e Energjisë deri në vitin 2040, e cila bazohet në pesë dimensionet e Unionit të Energjisë dhe është e para e këtij lloji në mesin e palëve kontraktuese të Komunitetit të Energjisë.


“Përveç kësaj, ne jemi aktivisht të përfshirë në disa procese të zhvillimit dhe zbatimit të disa projekteve të mëdha dhe strategjike të rëndësishme të energjisë së rinovueshme që do të garantojnë sigurinë dhe diversifikimin tonë të energjisë, duke u larguar nga lëndët djegëse fosile.

Po përballemi me kohë sfiduese të cilat mund t’i kalojmë vetëm me bashkëpunim rajonal dhe miqësi të sinqertë!”, tha Bytyqi.

Forumi Energjetik Maqedonas FEM 2022 mbahet sot dhe nesër në Ohër dhe pritet të marrin pjesë më shumë se 50 panelistë vendas dhe ndërkombëtarë, ekspertë, përfaqësues të lartë institucionalë dhe faktorë të tjerë kyç në sektorin energjetik në gjithsej shtatë panele, kurse fokusi kryesor i edicionit të sivjetmë është zbutja e krizës aktuale energjetike nëpërmjet një tranzicioni të drejtë dhe demokratik energjetik./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori