Lëvizja Besa: Me hapjen e Kushtetutës, 20% të zëvendësohet me “gjuha shqipe”
Partia opozitare shqiptare Lëvizja Besa sot ka dal me qëndrim rreth propozimit francez dhe hapjen e mundshme të Kushtetutës së Maqedonisë Veriut.
“Lëvizja Besa mbështet fuqishëm rrugëtimin euro-integrues të Maqedonisë së Veriut prandaj çdo veprim politik i cili do ndihmonte procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian dhe nuk do cënon interesin e shqiptarëve në vend, do të ketë mbështetjen e Lëvizjes Besa. Sa i takon propozimit francez për heqjen e vetos bullgare për Maqedoninë e Veriut e vlerësojmë si një proces i cili do duhet të përcillet në hapa ashtu edhe si do rrugëton vendi drejt integrimit të vendit, ndërsa sa i takon hapjes së kushtetutës së vendit konform ndryshimeve që do duhet të ndodhin, Lëvizja Besa edhe njëherë riafirmon qëndrimin e vet se në hapjen e radhës të kushtetutës do përdorim gjitha mekanizmat parlamentare që të imponojmë heqjen e terminologjisë nënçmuese për shqiptarët si çështja e 20% i cili duhet të zëvendësohet me fjalinë “gjuha shqipe”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes Besa.
Poashtu Lëvizja Besa, thonë nga atje, përmes deputetëve të saj në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut do luajë rol konstruktiv për aq sa qasje të njëjte do kenë edhe partitë e shumicës parlamentare.
“Sa i takon situatave aktuale politike në vend Lëvizja Besa edhe njëherë shpreh konstruktivitetin politik si parti opozitare për të gjitha proceset politike në vend, por duke pasur parasysh se shumica aktuale politike ka humbur legjitimitetin e saj dhe gjitha politikat e tyre janë të dëmshme për qytetarët duke nisur që nga keq menaxhimi me sektorët e energjetikës, ekonomisë dhe gjitha sferat e tjera, Lëvizja Besa vlerëson se kjo katrahurë e krijuar nga shumica parlamentare duhet të ndalet përmes organizimit sa më të shpejtë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ku verdikti do kthehet te sovrani dhe populli do vendosë se kush të udhëheqë në të ardhmen me shtetin”, shtojnë nga atje./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj