LAJMI I FUNDIT:

Konjufca dhe zyrtarët rajonalë flasin për mbrojtjen e të dhënave personale

Konjufca dhe zyrtarët rajonalë flasin për mbrojtjen e të dhënave personale

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim autoritetet rajonale të institucioneve për mbrojtjen e të dhënave personale, në përbërje Krenare Sogojeva – Dërmaku, Komisionere e Agjencisë së Kosovës për Informim dhe Privatësi, Besa Velaj, Shefe e Kabinetit të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale nga Shqipëria, Leonora Kadriji, Sekretare e Përgjithshme e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale nga Maqedonia e Veriut dhe Muhamed Gjokaj, Kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe të Drejtën e Informimit nga Mali i Zi.

Në takim u diskutua për shkëmbimin e përvojave, thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, sfidat dhe të ardhmen e mbrojtjes së të dhënave personale në përputhje me standardet evropiane.

Konjufca theksoi rëndësinë e kësaj fushe, teksa vlerësoi përpjekjet për rritjen e nivelit të sigurisë përballë zhvillimit të teknologjisë dhe globalizimit digjital të informacionit.


Autoritetet homologe nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi po marrin pjesë në punimet e Konferencës Rajonale për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, organizuar për herë të parë në Prishtinë nga Agjencia për Informim dhe Privatësi e Republikës së Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori