LAJMI I FUNDIT:

Do të neveriteni kur të dëgjoni se çfarë në të vërtetë ka në qeskën e çajit: Insektet janë vetëm njëra pjesë!

Do të neveriteni kur të dëgjoni se çfarë në të vërtetë ka në qeskën e çajit: Insektet janë vetëm njëra pjesë!

Zbulimi i fundit i shkencëtarëve është se ka rreth 400 lloje insektesh në një qese çaji, por kjo nuk është më e keqja

Ne kemi dëgjuar shumë herë se sa përfitime shëndetësore ka çaji. Duke qenë se çaji pihet në mbarë botën prej shekujsh dhe se sinonimi kryesor i tij është “eliksiri i shëndetit”, pak njerëz kanë menduar se çfarë ka në të vërtetë në një qeskë me barishte të thata.

Besoni apo jo, në vetëm 40 mostra, shkencëtarët kanë zbuluar gjurmë të rreth 1.200 llojeve të ndryshme jokurrizorësh, transmeton Telegrafi.


Ata lënë gjurmë në gjethet e çajeve që kanë ngrënë ose vetëm sa kanë kaluar mbi to.

“Ajo që na befasoi vërtet ishte shumëllojshmëria e madhe që zbuluam”, thotë gjenetisti Henrik Krehenwinkel nga Universiteti Trier dhe shton:

“Në një qeskë me çaj jeshil gjetëm gjurmë të rreth 400 llojeve të insekteve”.

Studiuesit gjetën gjurmë të 3264 llojeve jovertebrore nga mostrat e çajit dhe bimëve, si dhe gjurmë të ADN-së të buburrecave, morrave, merimangave, fluturave, mizave dhe insekteve të tjera.

Krechenwinkel dhe kolegët e tij dyshojnë se ka kaq shumë diversitet në gjurmë për shkak të mënyrës së përpunimit të bimëve: bimët bluhen dhe materiali i imët i ADN-së nga të gjitha pjesët e fushës në të cilën janë rritur, përzihet me materialin bimor i cili më pas të paketuara në thasë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori