LAJMI I FUNDIT:

Tre të vdekur, 216 të infektuar me coronavirus në Mal të Zi

Tre të vdekur, 216 të infektuar me coronavirus në Mal të Zi

Në Mal të Zi, në 24 orët e fundit, tre persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me coronavirus dhe janë regjistruar 216 raste të reja, njofton Instituti i Shëndetit Publik (ISHP).

Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi (IJZCG), laboratorët e tjerë publikë dhe privatë që merren me diagnostikimin e COVID-19, përfunduan dje analizat dhe IJZCG dorëzoi rezultatet për 1044 mostrat e reja.


Gjithashtu u raportua se janë shëruar edhe 112 pacientë të tjerë.

Duke marrë parasysh të gjitha rastet e reja të zbuluara si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive me COVID-19 në Mal të Zi është 1172.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve shkaku i virusit që nga fillimi i pandemisë është 2728. /Telegrafi/