LAJMI I FUNDIT:

Refuzoi ta vishte fanellën me ngjyrat e komunitetit LGBTI – anëtari i PSG-së pritet si hero në vendlindje

Refuzoi ta vishte fanellën me ngjyrat e komunitetit LGBTI – anëtari i PSG-së pritet si hero në vendlindje

Kur lojtarët e Paris Saint-Germain mbajtën ngjyrat e ylberit në fanellë në mbështetje të komunitetit LGBTI, në ndeshjen e raundit të 37-të kundër Montpellier, Idrissa Gueye refuzoi të ishte prezent.

Trajneri, Mauricio Pochettino, shpjegoi se mungesa e tij ishte për “arsye personale”.

Pikërisht atë fundjavë në Ligue 1 u festua Dita Botërore kundër Homofobisë (17 maj) dhe të gjitha skuadrat e kampionatit francez, duhej të mbanin flamurin e LGTBI në veshjet e tyre, gjë që mesfushori e refuzoi.


Megjithëse në Francë u përball me gjykime të shumta, futbollisti është bërë hero në Senegal, vendin e tij, pas këtij vendimi. Atje homoseksualiteti dënohet deri në pesë vjet burg.

Gazetari senegalez Bacary Cisse ka deklaruar se gjesti i Gueye është pritur mirë nga bashkatdhetarët e tij.

“Ai nuk është i vetëm. Sot, Gueye ka mbështetjen e të gjithë senegalezëve, të të gjithë afrikanëve. Ai u perceptua si një hero në Senegal. Për ne, Gueye është një hero. Nëse Idrissa Gueye do të kishte bërë të kundërtën, çfarë do të kishim thënë ne? Do të ishim shumë më të befasuar”, shpjegoi ai në After Foot deRMC Sport. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

La Liga
Erling Haaland i ka “lodhur” bashkëlojtarët me het-triket e tij, njëri nga ta e ofendoi pas ndeshjes me nënshkrimin e tij

Erling Haaland i ka “lodhur” bashkëlojtarët me het-triket e tij, njëri nga ta e ofendoi pas ndeshjes me nënshkrimin e tij

Premier League

"Unë nuk jam Harry Potter, duhet ta pranoni" - Ten Hag flet pas humbjes poshtëruese ndaj Liverpoolit

Premier League
Milani ia vendos dy ndeshjet e mëdha si provë gjenerale Paulo Fonsecas

Milani ia vendos dy ndeshjet e mëdha si provë gjenerale Paulo Fonsecas

Serie A
Liverpooli pritet të rikthehet me një ofertë të dytë në janar për top yllin e La Ligas

Liverpooli pritet të rikthehet me një ofertë të dytë në janar për top yllin e La Ligas

Premier League
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së

Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së

Ligue 1
Kalo në kategori