Qeveria e Polonisë thotë se do të protestojë ndaj Rusisë pasi flamuri polak u hoq nga një memorial i Luftës së Dytë Botërore në Katyn.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, autoritetet ruse hoqën flamurin nga monumenti në “Smolensk Oblast”, i cili përkujton 25,000 oficerët ushtarakë polakë të vrarë nga forcat sovjetike në vitin 1940.
Zhdukja e tij thuhet se u vu re në rrjetet sociale të premten nga vizitorë dhe historianë.
Kryetari i bashkisë së Smolenskut, Andrei Borisov, ka konfirmuar se vetëm flamuri rus po valëvitet tani në hyrje të memorialit Katyn.
“Nuk mund të ketë flamur polak në monumentet ruse, dhe aq më pak pas deklaratave të sinqerta anti-ruse të politikanëve polakë”, citohet të ketë thënë Borisov të premten.
“Mendoj se Ministria e Kulturës e Federatës Ruse mori vendimin e duhur për heqjen e flamurit polak. Katyn është një memorial rus”, ka shtuar ai.
Vendimi për heqjen e flamurit polak vjen në një kohë të tensioneve të rritura midis Moskës dhe Varshavës që kur Rusia filloi agresionin mbi Ukrainë.
Polonia, një anëtare e NATO-s, e ka mbështetur Kievin duke e furnizuar atë me armë.
Memoriali i Katinit në Rusinë perëndimore ka qenë prej kohësh një burim debati, me Moskën që ka mohuar çdo rol në masakër për vite me radhë.
Trupat e më shumë se 4000 të burgosurve polakë të luftës janë varrosur në varrezat, të cilat drejtohen nga autoritetet ruse. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRritet numri i gropave në fushat e Turqisë, po i afrohen zonave të banuara
Drejtori i CIA-s thotë se ekzistonte rreziku real i përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia në fillim të luftës në Ukrainë
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali
Zjarr dhe shpërthime të fuqishme në Rusi - shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Voronezh
Disidenti rus i liruar Kara-Murza tregon për “telefonatën nga Shtëpia e Bardhë” – mendon se vdekja do të ishte "një dënim shumë i butë për Putinin"
Shefat e inteligjencës amerikane dhe britanike flasin për inkursionin “e guximshëm” të ukrainasve në Kursk të Rusisë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Ulje drastike e temperaturave - të martën pritet shi e rrufe
Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Balena, miu i ngordhur, macja dhe pëllumbi – historitë se si kafshët janë përdorur për të spiunuar