LAJMI I FUNDIT:

E veshur nga shqiptarja Nensi Dojaka, Megan Fox debuton flokët bionde me hije rozë në premierën e dokumentarit “Machine Gun Kelly’s Life in Pink”

E veshur nga shqiptarja Nensi Dojaka, Megan Fox debuton flokët bionde me hije rozë në premierën e dokumentarit “Machine Gun Kelly’s Life in Pink”

Megan Fox zbuloi një pamje të re bionde të hënën, ndërsa mbështeti të fejuarin e saj Machine Gun Kelly në premierën e dokumentarit të tij Hulu “Machine Gun Kelly’s Life in Pink” në New York.

Ylli i “Jennifer’s Body”, i transformoi flokët e saj brune në një nuancë bionde mahnitëse, me hije rozë dhe dukej si një Barbie reale me një fustan të hollë rozë, i cili ekspozonte dekoltenë e saj të gjerë dhe këmbët e tonifikuara.


Megan zgjodhi fustan rozë, duke kombinuar edhe taka seksi rozë me rripa, që nxirrnin në pah pedikyrin e saj rozë, së bashku me një manikyr pastel.

35-vjeçarja i besoi pamjen kreatores shqiptare për një fustan tjetër me prerjet e saj të veçanta që nxirrte në pah format e saj në mënyrën më të mirë.

Megan Fox ndërroi takat me atlete në dasmën italiane të Kourtney dhe Travis
Lexo po ashtu Megan Fox ndërroi takat me atlete në dasmën italiane të Kourtney dhe Travis

Ylli vendosi qerpikë voluminozë, një nuancë skuqjeje në faqe dhe një shkëlqim rozë të lehtë në buzët e saj.

Bukuroshja e “Transformers” nuk zgjodhi asnjë aksesor për natën, përveç unazës së saj të fejesës smerald nga MGK, pasi la pamjen e saj tërheqëse të bënte të gjithë punën. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
J.Lo tejkalon çdo pritshmëri! Për fustanin e saj të tejdukshëm u deshën 2.5 milionë rruaza dhe 800 orë punë

J.Lo tejkalon çdo pritshmëri! Për fustanin e saj të tejdukshëm u deshën 2.5 milionë rruaza dhe 800 orë punë

Moda
Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Moda
Më shumë ka zbuluar se sa ka mbuluar: Manekinia ka veshur me guxim një fustan me dekoltenë më të thellë

Më shumë ka zbuluar se sa ka mbuluar: Manekinia ka veshur me guxim një fustan me dekoltenë më të thellë

Moda
J.Lo sjell ‘manikyrin francez të tejdukshëm’ që duhet ta provosh patjetër

J.Lo sjell ‘manikyrin francez të tejdukshëm’ që duhet ta provosh patjetër

Manikyr dhe pedikyr
Kendall Jenner sfidoi me stil rregullat e modës me veshjen e saj të fundit

Kendall Jenner sfidoi me stil rregullat e modës me veshjen e saj të fundit

Moda
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Kalo në kategori