Aplikacioni i videove për televizione të mençur, i cili u mundëson përdoruesve që të shikojnë video, programe dhe lidhje të drejtpërdrejta, së shpejti nuk do të mund të funksionojë më në Apple TV.
Disa përdorues veçse kanë thënë se nuk kanë më qasje në këtë aplikacion.
Në një bisedë MacRumors, një përdorues shpërndau një fotografi pasi ai tentoi të hapte aplikacionin ku shihej një njoftim në të cilin shkruhej “Aplikacioni Facebook Watch TV më nuk është në dispozicion, por ju akoma mund të gjeni shumë video në www.facebook.com/watch”. Edhe përdorues të tjerë kanë raportuar që të kenë pasur një problem të tillë.
Facebook e bëri të qasshëm aplikacionin e Facebook Watch për Apple TV në vitin 2017, pasi që më herët ishte i qasshëm vetëm për televizorët e mençur Samsung, transmeton Telegrafi.
Ky aplikacion është në dispozicion edhe për televizorë të tjerë të mençur dhe konzola lojërave elektronike, e gjithashtu edhe për telefona të mençur dhe në ueb-faqen e kësaj kompanie në desktop.
Përdoruesit që dëshirojnë të kenë qasje në Facebook Watch përmes Apple TV mund ta bëjnë atë përmes telefonave të tyre, edhe pse padyshim nuk është aq e përshtatshme sikur ta përdornin atë aplikacion direkt prej televizorit të tyre.
Nuk është ende e qartë se nëse aplikacioni nuk është në dispozicion pas ndonjë defekti nga përditësimi i ri, apo nëse Facebook e ka tërhequr këtë aplikacion tërësisht prej Apple TV.
Apple TV ende është i listuar si një nga platformat që mbështetura të Facebook Watch. The Verge kontaktoi Apple dhe Facebook për të marrë komente prej tyre në lidhje me këtë, por nuk morri asnjë përgjigje. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFikni vallet "fyese" ndërsa luani Fortnite
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë
Në korrik, Samsung prezanton Galaxy Z Flip6 - Fold6 dhe Galaxy Ring
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore
Si robotët po marrin përsipër punën e magazinës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur