LAJMI I FUNDIT:

Tri llojet e luleve më rezistuese të ballkonit: Lulëzojnë deri në vjeshtë, nuk i pengon vapa!

Tri llojet e luleve më rezistuese të ballkonit: Lulëzojnë deri në vjeshtë, nuk i pengon vapa!
shutterstock

A ka gjë më të bukur se një ballkon plot me lule shumëngjyrëshe?

Nëse dëshironi të keni një ballkon përrallor, këshilla jonë janë këto lloje lulesh.

Ne ju sjellim tri lloje lulesh ballkoni që të gjithë mund tʹi kultivojnë dhe janë shumë të rezistueshme ndaj vapës, transmeton Telegrafi.


Lule kadifja

Një nga lulet më të njohura të verës, si për shkak të bukurisë së saj, ashtu edhe për shkak të kërkesave të vogla në kultivim. Kudo që t’i mbillni këto lule mirënjohëse do të kenë sukses.

Lule kadifja është një lule ballkoni që zgjat gjithë verën. Ajo vjen në nuancat e verdhë dhe portokalli, ndërsa lulet mund të jenë të thjeshta ose të plota.

Barbaroza

Ky lloj lulesh njihet edhe për rezistencën dhe kërkesat e vogla të saj. Ato karakterizohen nga lastarë të drejtë mishtorë me gjethe jeshile të errët që kanë një unazë karakteristike të gjelbër të errët në skaje. Barbaroza vjen në nuanca të bardhë, të verdhë, rozë, të kuqe, vjollcë dhe portokalli.

Për rritje, ka nevojë për një habitat me diell, por t’u mbrojtur nga dielli i drejtpërdrejtë i mesditës dhe një substrat i depërtueshëm. Në mënyrë që ajo të rritet bukur, sigurohuni që të hiqni lulet e venitura dhe gjethet e zverdhura në mënyrë që të mos zhvillohen sëmundjet. Ujitni barbarozat rregullisht, por është e nevojshme të lini substratin të thahet ndërmjet ujitjeve.

Petunia

Kjo lule është një nga llojet më të njohura të dekorimit të ballkonit. Kjo lule e bukur vjen në shumë forma dhe ngjyra, e bardhë, e verdhë, rozë, vjollcë, blu, e kuqe, por mund të jetë me dy ngjyra.

Lulëzon nga qershori deri në shtator dhe ka nevojë për një habitat gjysmë hije dhe një substrat të depërtueshëm, humus. Për shkak të luleve të saj delikate, sigurohuni që të mos fryjë shumë erë. Ushqeni petuniat duke i ujitur dhe plehëruar rregullisht me plehra që përmbajnë një përqindje të ulët të azotit dhe më shumë fosfor, në mënyrë që bimët të lulëzojnë me bollëk. Në pjesën e dytë të verës, mund t’i krasitni bimët në 20 cm nga niveli i tokës, t’i ushqeni mirë dhe ato do të lulëzojnë përsëri në vjeshtë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit

Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit

Astrologji
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?

Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?

Astrologji
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh

Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh

A e dini se...
Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?

Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?

A e dini se...
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres këtë sezon festash

Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres këtë sezon festash

Lifestyle
Tri mënyra se si ankthi ndikon në intimitet

Tri mënyra se si ankthi ndikon në intimitet

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori