Përderisa në qytetet tjera vazhdon trendi i ndërtimit të banesave sociale, në Tetovë kjo temë pothuajse nuk ekziston. Për vite të tëra pushteti lokal në Tetovë, por as pushteti qendror, nuk mendon për ndërtimin e banesave sociale për kategoritë në nevojë.
Ministri i pushtetit lokal Boçvarski fajin e hedh tek pushteti lokal sipas të cilit nuk kujdeset të sigurojë tokë në pronësi të shtetit për ndërtimin e banesave sociale, apo të bëj kërkesë në Ministri për ndërtimin e banesave sociale.
“Sa kam informata unë deri më sot një kërkesë e tillë nuk ekziston nga ana e komunës së Tetovës, por nëse ka interesim jemi të hapur të diskutojmë për cilëndo pyetje. Megjithatë mendoj se nevojat e qytetarëve të një komune, i ka komuna këshilli dhe kreu i komunës dhe nisma gjithnjë duhet të del nga atje. Nëse ndonjë komunë do ta ndihmojmë, duhet të kërkoj te jep idetë dhe projektet e saja që ne ti dalim në ndihmë pa marrë parasysh cila komunë dhe cilës parti i takon”, u shpreh Bllagoj Boçvarski. Ministër i transportit.
Kreu i Tetovës Bilall Kasami topin e hodhi tek përbërja paraprake e komunës, ndërsa premtoi se, komuna, jo vetëm që do gjej tokë shtetërore, por do të siguroj edhe para që bashkë me ministrinë në fjalë, të ndërtohen banesat sociale, duke mos e precizuar se, si dhe nga ku do sigurohen mjetet, kur dihet që komuna është në borxhe të mëdha.
“Ne si pushtet lokal, veçmë kemi vendosur komunikim me ministrinë e punës dhe politikës sociale që të përpilojmë një plan detaj urban për këtë zonë dhe njëherësh në bashkëpunim edhe me donator ndërkombëtarë por edhe fonde të komunës, të ndërtohen banime sociale për këto qytetarë për ta rregulluar banimin e tyre”, deklaroi Bilall Kasami. Kryetar i komunës së Tetovës.
“Hapësira për të cilën premton Kasami, është pikërisht kjo lagje me bashkëqytetarë tanë të komunitetit romë, të cilët kushtet për jetesë i kanë zero, ndërsa numri i familjeve që jetojnë në këtë lagje, është afër 30, apo rreth 200 persona”./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t’u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'