LAJMI I FUNDIT:

Edhe pse nuk e ftoi në dasmë, e ëma e Britney Spears thotë se dëshiron që ajo të jetë vetëm e lumtur

Edhe pse nuk e ftoi në dasmë, e ëma e Britney Spears thotë se dëshiron që ajo të jetë vetëm e lumtur
Foto: Getty Images

Lynne Spears pretendon se ajo thjesht dëshiron që vajza e saj, Britney, të jetë ‘e lumtur’ në mes të marrëdhënies së tyre të tensionuar.

Në videon e siguruar nga Page Six, një fotograf kapi Lynne duke lënë aeroportin e Los Angeles të enjten dhe e pyeti se si po ndihej pasi nuk u ftua në dasmën e vajzës.

“Unë thjesht dua që ajo të jetë e lumtur”, u përgjigj Lynne, ndërsa ajo ecte drejt parkingut.


Foto: Screenshot/Backgrid

Kjo nuk ishte hera e parë që Lynne u përpoq të afrohej me vajzën e saj pas mosmarrëveshjes së tyre për konservatorin.

Pas dasmës së këngëtares së “Toxic” më 9 qershor, Lynne komentoi postimin e Britney në Instagram ku shfaqej foto nga ceremonia luksoze që u zhvillua në oborrin e shtëpisë së saj.

Si kusht paramartesor, Sam Asghari nuk do të marrë asnjë nga pasuria miliona dollarëshe e Britney Spears
Lexo po ashtu Si kusht paramartesor, Sam Asghari nuk do të marrë asnjë nga pasuria miliona dollarëshe e Britney Spears

“Ti dukesh e mrekullueshme dhe shumë e lumtur”, tha Lynne. “Dasma juaj është një dasmë e ëndrrave! Dhe ta kesh atë në shtëpinë tënde e bën kaq sentimentale dhe të veçantë”.

“Jam shumë lumtur për ty. Të dua”.

Britney ndërpreu lidhjet me shumicën prej anëtarëve të familjes pas përfundimit të konservatorit të saj pothuajse 14-vjeçar që kontrollonte çështjet personale dhe pasurinë e këngëtares. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhet virale një video e Gjestit duke përmendur ish-të dashurën në Big Brother VIP Albania

Bëhet virale një video e Gjestit duke përmendur ish-të dashurën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Magazina
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati

Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati

Magazina
“Më thirri babai i saj” - Driloni thotë se një vajzë e humbi punën për shkak se e ndoqi 24/7 në Big Brother

“Më thirri babai i saj” - Driloni thotë se një vajzë e humbi punën për shkak se e ndoqi 24/7 në Big Brother

Magazina
Olsa Muhameti flet për Gjestin në BBVA: Po bën të njëjtën lojë si në Big Brother të Kosovës, ia nxorëm më të mirën

Olsa Muhameti flet për Gjestin në BBVA: Po bën të njëjtën lojë si në Big Brother të Kosovës, ia nxorëm më të mirën

Magazina
Zhaklin Lekatari: Gjesti është fenomen dhe personazhi më i përfolur i këtij Big Brother

Zhaklin Lekatari: Gjesti është fenomen dhe personazhi më i përfolur i këtij Big Brother

Magazina
Kalo në kategori