LAJMI I FUNDIT:

Notkia është rivali i ri i Nokias

Notkia është rivali i ri i Nokias

Kur Nokia deklaroi shitjen e saj të departamentit të shërbimeve dhe pajisjeve, kishte njerëz që dëshironin që Nokia të shkonte drejt sistemit operativ Android.

Ish-punonjësi i Nokia Thomas Zilliacus, ishte një nga ata persona që e kërkonin këtë, duke startuar një kompani të re për prodhim të telefonave me emrin Newkia me bazë në Singapor.


Ky projekt nuk zgjati edhe aq shumë, por gjithçka që mbeti nga ajo ishte HMD Global, kompani kjo e cila e riktheu në jetë markën që na pëlqen të gjithë neve.

Por që diçka tjetër ndodhi gjatë ditëve të kaluara. Ka filluar një lëvizje e fortë anti-Android dhe kundër telefonave të mençur, e cila përbëhet nga njerëz që dëshirojnë të përdorin pajisje klasike sikur ajo e Nokia 1680, shkruan NokiaMob, transmeton Telegrafi.

Një haker i quajtur Reimu i SudoMaker krijoi një projekt të ashtuquajtur Notkia, e cila është plotësisht e kundërt me Newkian dhe Nokian e sotme, me qëllim të kundërshtimit të problemeve me shkeljen e privatësisë dhe kufizimin e hakueshmërisë që përbëjnë sistemin operativ Android.

Notkia nuk është një telefon i ri me karakteristika të Nokias, por në fakt është një “tabelë” zëvendësuese për serinë e telefonave Nokia 168x që janë të pajisur me një ekran të përmirësuar, USB-C dhe mbështesin teknologjinë WI-FI dhe Bluetooth.

Ekrani i vjetër 128×160 u zëvendësua me një ekran IPS 220×280. Telefoni përdor modulin LoRa 4G pasi që ishte moduli i vetëm i cili i përshtatej formës së telefonit. Gjithashtu është interesante sepse telefoni ka portin për USB-C i cili përdoret për rimbushje dhe OtG, ka edhe RGB LED, një sensor SHT20 e ndër të tjera Nokia 1680 ka edhe një kamerë prej 5MP. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Të dhënat e kartës suaj bankare dhe informacione tjera personale janë në rrezik nëse i përgjigjeni këtij email-i të rremë

Të dhënat e kartës suaj bankare dhe informacione tjera personale janë në rrezik nëse i përgjigjeni këtij email-i të rremë "nga Netflix"

Teknologji
Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Teknologji
AI krijoi një robot në vetëm 26 sekonda

AI krijoi një robot në vetëm 26 sekonda

Teknologji
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple

Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple

Teknologji
A po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz

A po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz

Teknologji
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Teknologji
Kalo në kategori