LAJMI I FUNDIT:

Ndalohet nga policia në aeroportin e Beogradit, Rada Trajkoviq: Nuk mu lejua largimi nga vendi, në stilin sovjetik

Ndalohet nga policia në aeroportin e Beogradit, Rada Trajkoviq: Nuk mu lejua largimi nga vendi, në stilin sovjetik

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka njoftuar sot se i është ndaluar të largohet nga Serbia dhe se policia e ka ndaluar në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit, ku, siç thotë ajo, po maltretohet.

Siç ka bërë të ditur ajo në llogarinë e saj në Twitter, asaj i është “ndaluar të largohet nga vendi rrugës për në Podgoricë”.


“Sapo më është ndaluar të largohem nga vendi nga policia kufitare në ‘Nikola Tesla’. Nuk më dhanë arsye për ndalimin e daljes”, ka shkruar Trajkoviç në Twitter.

Në një postim të mëpasshëm në Twitter, ajo shkroi se ishte “në ambientet e policisë në aeroport, ku aktualisht po mbahet për intervistim”.

“Unë jam ende duke u mbajtur në një bodrum këtu në aeroport. Askush nuk më afrohet dhe nuk më jep shpjegim. Policia është rreth meje dhe më ruan sikur të isha krimineli më i madh dhe më famëkeq në Serbi. Mua, një mjeke dhe profesoreshë”, ka shkruar Trajkoviq.

Në postimin e fundit në Twitter, ajo ka thënë se është ndaluar në stilin sovjetik për arsye se të hënën është e thirrur të japë një deklaratë në gjykatë.

“Nuk mu lejua largimi nga vendi, në stilin e vërtetë sovjetik. Arsyeja: Jam thirrur të hënën në Gjykatën e Tretë Themelore për të dhënë deklaratë në ndonjë proces. Në mënyrë të kundërligjshme nuk më është dhënë asnjë informacion se për çfarë bëhet fjalë në këtë proces misterioz. Maltretimi  po vazhdon…”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, politikania nga Kosova dhe ish deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviq, njihet si kundërshtare e pushtetit aktual në Serbi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Kalo në kategori