LAJMI I FUNDIT:

Punonjësit në Komunën e Tetovës përfitojnë rritje page për 2.800 denarë

Punonjësit në Komunën e Tetovës përfitojnë rritje page për 2.800 denarë

Punëtorët e Komunës së Tetovës do të përfitojnë rritje page për 2.800 denarë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami në faqen e tij në Facebook, ndërsa e kanë konfirmuar edhe nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

Për momentin në mardhënie punë në komunë janë 340 persona , ndërsa ngarkesa në buxhetin komunal do të jetë rreth një milion e 200 mijë denarë.


“Organizata sindikale në Komunën e Tetovës përfundoi me sukses negociatat e zhvilluara me kryetarin e komunës. Bilall Kasamin për rritje të pagave”, deklaruan na LSM.

Postimi i plotë i Bilall Kasamit:

Të nderuar tetovarë,

Pas rritjes së pagave të punëtorëve të Njësisë Teritorriale kundër Zjarrit si dhe Ndërmarrjes Komunale “NP Higjiena Komunale”, komuna e Tetovës ka nënshkruar ? kontratën kolektive me çka të punësuarve në administratën komunale i’u rritet paga në mënyrë lineare prej 2800 den. Përkundër çdo vështirësie financiare dhe sabotimi nga pushteti, ne krijojm kushte të favorshme pune për të punësuarit tanë, plotësojm nevojat e punëtorëve për një pagë dhe jetë më dinjitoze dhe të vlerësuar duke rritur pagat e tyre në mënyrë lineare. Shpresojm që rritja e pagës do të ndikojë edhe në efikasitetin e shërbimit ndaj qytetarëve dhe plotësimin e kërkesave të tyre në komunën tonë.
Premtimi ynë, tashmë një realitet.

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Kalo në kategori