LAJMI I FUNDIT:

MKRS për vdekjen e Vjosa Berishës: Sot nuk e humbëm vetëm një artiste, por një person me vlera të çmuara që kontribuoi pareshtur për kulturën e vendit tonë

MKRS për vdekjen e Vjosa Berishës: Sot nuk e humbëm vetëm një artiste, por një person me vlera të çmuara që kontribuoi pareshtur për kulturën e vendit tonë
Foto: Screenshot/Instagram

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë një shkrim në lidhje me ndarjen nga jeta të regjisores Vjosa Berisha.

Në postimin e shpërndarë në Facebook kanë shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së artistes.


Në shkrim mes tjerash lartësohet figura e regjisores së famshme, me një veprimtari të bujshme mbi 20 vjeçare në industrinë e filmit.

Postimi i plotë i MKRS-së (pa ndërhyrje):

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të regjisores dhe producentes, Vjosa Berisha.

Ikja e parakohshme ka ndalur përgjysmë veprimtarinë e saj artistike, menaxheriale dhe kjo lë zbrazëti shumë të madhe në artin dhe kulturën e vendit tonë.

Vjosa Berisha, në 50 vitet e saj, la një trashëgimi mbi 20 vjeçare në industrinë e filmit dhe ishte bashkëthemeluese dhe drejtore e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “PriFest” për më shumë se një dekadë. Kolegialiteti, qasja pozitive dhe angazhimi i saj ishte i pashoq dhe do ti mungoj gjithë komunitetit artistik.

Sot nuk e humbëm vetëm një artiste, por humbëm një person me vlera të çmuara që kontribuoi pareshtur për kulturën e re të vendit tonë.

Ngushëllime familjes, miqve, dhe shoqërisë tonë!”. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Facebook

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

Magazina
Kalo në kategori