LAJMI I FUNDIT:

Kërkesë për paraburgim ndaj një personi për veprën penale vrasje e rëndë në tentativë

Kërkesë për paraburgim ndaj një personi për veprën penale vrasje e rëndë në tentativë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit V.V., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Kanosje”, “Vrasje e rëndë në tentativë”, si dhe, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Përmes një njoftimi për media, thuhet se me qëllim të frikësimit dhe shkaktimit të ankthit, i pandehuri, seriozisht i kanos se do t’i privojë nga jeta anëtarët e familjes, përkatësisht nënën, babain, si dhe, motrën e tij.

“Kanosja ka ndodhur përmes telefonit duke iu thënë se do iu vras të gjithëve, përfshirë edhe fëmijët e motrës së tij. Gjithashtu, më  21 qershor 2022, në Gjakovë, me dashje ka tentuar ta privoj nga jeta vëllain e tij, të dëmtuarin B.V., për shkak të problemeve të mëparshme, në lidhje me ndarjen e pasurisë”, thuhet në njoftim.


Sipas njoftimit, i pandehuri V.V., paraprakisht kishte kërkuar të takohet me të dëmtuarin në zyrën e tij, e më pas duke e kanosur me fjalë, me armë zjarri gjuan disa herë në drejtim të këmbëve të dëmtuarit e pastaj i drejton armën në fytyrë, ku deri sa i pandehuri tenton ta ndërroj karikatorin, i dëmtuari arrin të largohet nga vendi i ngjarjes dhe njofton policinë.

“Si dhe, nga data e pa vërtetuar deri me 22 qershor 2022, pa autorizim, ka mbajtur armë dhe municion në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, ku të njëjtat i janë konfiskuar nga ana e policisë. Prokurori i rastit ndaj të pandehurit V.V., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh. I pandehuri, me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 21 qershor 2022”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip

Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip

Lajme
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt

Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali

Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali

Kronika e Zezë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori