LAJMI I FUNDIT:

Liberalizimi i vizave për Kosovën në margjinat e Samitit të BE-së

Liberalizimi i vizave për Kosovën në margjinat e Samitit të BE-së

Disa diplomatë të vendeve të Bashkimit Evropian vazhdojnë të thonë se vendet e tyre po bëjnë përpjekje që nga Samiti i BE-së, që do të zhvillohet më 23 dhe 24 qershor në Bruksel, të shprehet mbështetje e qartë politike për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Kjo do të shërbente pastaj si një pikënisje për procedurën, e cila do të inicohet në grupet punuese të Këshillit, ku edhe do të merreshin vendimet.

Komisioni Evropian që nga viti 2018 ka konfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe ka rekomanduar heqjen e vizave.


Komisioni këtë qëndrim e ka përsëritur edhe në pranverë të këtij viti.

Ndërkohë, edhe Parlamenti Evropian ka mbështetur dhe ka dhënë pëlqimin e vet për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Mbështetjen e Parlamentit Evropian e ka përsëritur të mërkurën edhe presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, pas takimit që ka pasur me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Metsola ka shkruar në Twitter se “liberalizimi i vizave duhet të ndodhë pa vonesa”.

Por, çështja gjithmonë ka mbetur e bllokuar në Këshillin e BE-së.

Tash, pasi çështja është ngritur në nivelin më të lartë politik dhe liberalizimin e vizave e kanë mbështetur disa liderë të vendeve anëtare edhe publikisht, janë rritur gjasat që të nisë pocedura.

Liberalizimi i vizave për Kosovën nuk ka qenë i paraparë që të jetë formalisht në agjendë, por është përmendur mundësia që të shprehet mbështetje politike.

Një zyrtar i lartë i BE-së, i cili foli me gazetarët për përgatitjen e samitit, tha se “nuk përjashtohet mundësia që dikush nga liderët ta ngrisë këtë çështje në takimin e Këshillit Evropian”, por shtoi se “nuk ka indikacione të qarta sipas së cilave do të mund të thuhet se heqja e regjimit të vizave do të ndodhë”, raporton REL.

Në pyetjen se a kanë hequr dorë nga kundërshtimi i tyre vendet si Franca dhe Holanda, ai tha se “për këtë duhet pyetur Francën dhe Holandën”.

Burimet diplomatike vazhdojnë të thonë se, pa marrë parasysh se a do të përmendet apo jo formalisht në ndonjë deklaratë nga BE-ja, çështja e liberalizimit nuk përjashtohet që të zhbllokohet dhe të nisë procesi në grupet përkatëse punuese të BE-së.

Por, kjo është një procedurë që zgjat dhe nuk mund të paragjykohet afati kohor se kur do të mund të ndodhë.

Në samitin e Bashkimit Evropian, do të përsëritet përkushtimi i BE-së për perspektivën e anëtarësimit për vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa do t’u ndahet statusi i kandidatit dy vendeve, Ukrainës dhe Moldavisë.

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori