LAJMI I FUNDIT:

Schneeberger publikon letrën dërguar Macronit, me rreth 16 mijë nënshkrime kërkon liberalizimin e vizave për Kosovën

Schneeberger publikon letrën dërguar Macronit, me rreth 16 mijë nënshkrime kërkon liberalizimin e vizave për Kosovën

Rreth 16 mijë qytetarë deri më tash kanë nënshkruar peticionin për heqjen e vizave për Kosovën, të cilin e ka iniciuar ditë më parë, këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger.

Në prag të mbajtjes së Samitit të BE-së në Bruksel, Shchneeberger i ka shkruar letër presidentit të Francës, Emmanuel Macron, duke i kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën.

Po ashtu, ajo i ka dërguar edhe peticionin me nënshkrimet që kërkojnë një gjë të tillë.


Shtetasja gjermane që po lobon për heqjen e vizave për Kosovën: Peticionin do ta dërgojë te liderët e BE-së dhe te presidenti Macron
Lexo po ashtu Shtetasja gjermane që po lobon për heqjen e vizave për Kosovën: Peticionin do ta dërgojë te liderët e BE-së dhe te presidenti Macron

Në letrën e dërguar te presidenti Macron, Shchneeberger ka treguar se tri javë më parë ka qenë në Kosovë ku ka pasur përshtypje të mira – duke thënë se nuk është e drejtë që një popull brenda Evropës të jetë i izoluar.

“Njerëzit nuk mund të lëvizin lirshëm, nuk mund të shkojnë në festa familjare dhe bizneset përballen me vështirësi”, ka thënë ndër tjerash ajo.

Në letër tregohet se vizat kanë edhe shpenzime dhe kjo ia vështirëson jetën popullit të Kosovës.

Samiti i 23 qershorit është përmendur si datë ku mund të shprehet optimizëm për dhënien e dritës së gjelbër për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës.

Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizmin e vizave por Franca dhe Holanda konsiderohen dy shtetet më skeptike për këtë proces. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Dërgohet në mbajtje i dyshuari për kanosjen e kryeministrit Kurti në emër të “Brigada Sever”

Dërgohet në mbajtje i dyshuari për kanosjen e kryeministrit Kurti në emër të “Brigada Sever”

Kronika e Zezë
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë

Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë

Siguri
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?

“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?

Politikë
Kërcënoi Kurtin në emër të

Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan

Lajme
Kalo në kategori