LAJMI I FUNDIT:

Shtetasja gjermane që po lobon për heqjen e vizave për Kosovën: Peticionin do ta dërgojë te liderët e BE-së dhe te presidenti Macron

Shtetasja gjermane që po lobon për heqjen e vizave për Kosovën: Peticionin do ta dërgojë te liderët e BE-së dhe te presidenti Macron

Mbi 12 mijë qytetarë deri më tash kanë nënshkruar peticionin për heqjen e vizave për Kosovën, të cilin e ka iniciuar ditë më parë, këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Shchneeberger.

Shchneeberger vazhdimisht po bënë thirrje që numri i nënshkrimeve në këtë peticion të rritet. Kjo qytetare e zyrtare e BE-së, në një intervistë për Telegrafin ka treguar detaje pse ka nisur këtë peticion dhe se çfarë do të bëhet pasi që të mblidhen nënshkrimet e mjaftueshme.


“Unë isha për vizitë në Kosovë javën e kaluar për herë të parë, për të takuar pro evropianë dhe për të gjetur partnerë për OJQ-në time e cila e ka selinë në Vjenë të Austrisë. Qëllimi ynë është të rrisim ndërgjegjësimin për Evropën dhe Bashkimin Evropian. Ne mbështesim të gjitha vendet që duan të anëtarësohen në BE, nëse ato mbështesin vlerat evropiane si diversitetin, paqen, solidaritetin, demokracinë, të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit, etj. Gjatë vizitës time isha në panairin EXPOKOS dhe takova shumë miq nga Shoqëria Austriake Kosovare gjatë vizitës sime në Prishtinë dhe Mitrovicë, dhe me të vërtetë të gjithë, nga biznesmenët te shoferët e taksive, kamerierët në restorant e deri te politikanët më pyetën për liberalizimin e vizave dhe lirinë për të udhëtuar”, ka thënë Shchneeberger.

Shchneeberger ka theksuar se e kupton dhimbjen e popullit të Kosovës pasi që edhe ajo vetë kishte përjetuar izolim sa i përket lirisë së lëvizjes.

Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Shchneeberger

“Unë kam lindur në Gjermaninë Lindore dhe e di se si është jetosh pa liri për të udhëtuar. Ndryshe nga shumë politikanë në Evropën Perëndimore, unë e kuptoj dhimbjen e popullit të Kosovës. Kështu që vendosa të filloj këtë fushatë për liberalizimin e vizave gjatë vizitës sime në Kosovë”, u shpreh ajo në një përgjigje me shkrim për Telegrafin.

Zyrtarja e BE-së, më tej ka shtuar se interesimi i qytetarëve për të nënshkruar këtë peticion është i madh dhe se nuk e ka vendosur ndonjë shifër të caktuar për mbledhjen e këtyre nënshkrimeve.

“Ne duam që të mbledhim sa më shumë nënshkrime. Më shumë se 12 mijë njerëz tashmë kanë nënshkruar dhe numri është ende në rritje. Kam një ndjenjë që do të ketë edhe shumë të tjerë, dhe do të isha i lumtur të shihja shumë nënshkrime, që t’ua dërgojmë liderëve të BE-së para Samitit të BE-së që do të mbahet më 23 qershor për të hapur vizat për Kosovën”, ka thënë Shchneeberger.

Shchneeberger theksoi se ky peticion do t’u dërgohet të gjithë presidentëve të institucioneve të BE-së, e gjithashtu edhe te presidenti francez Emmanuel Macron.

Liberalizimi i vizave për Kosovën, vazhdon nënshkrimi i peticionit online – zyrtarja e BE-së bënë thirrje për mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve
Lexo po ashtu Liberalizimi i vizave për Kosovën, vazhdon nënshkrimi i peticionit online – zyrtarja e BE-së bënë thirrje për mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve

“Do t’ua dërgoj të gjithë Presidentëve: nga Komisioni i BE-së, Parlamenti i BE-së, Këshilli i BE-së dhe natyrisht tek Presidenti i Francës. Dëshiroj t’ia dorëzoj nënshkrimet edhe ambasadorit francez në Vjenë”, tha ajo për Telegrafin.

Këtë iniciativë e ka përkrahur edhe ish-raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek.

“Faleminderit Ulrike Lunaçek dhe të gjithë të tjerëve, të cilët gjithashtu e kanë mbështetur këtë kërkesë për një kohë të gjatë. Mendoj se shumë e mbështesin liberalizimin e vizave, duke përfshirë Parlamentin e BE-së dhe Komisionin e BE-së, si dhe shumë vende. Ka dy përjashtime – Franca dhe Holanda. Presidenti Macron duhet të përdorë Presidencën e Francës në BE për të sjellë kthesën në këtë çështje. Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe do të ishte një përfundim i drejtë dhe i rëndësishëm për Presidencën franceze të BE-së”, ka thënë Shchneeberger.

Zyrtarja e BE-së bëri të ditur se sot do ta ndajë këtë peticion edhe me palët e tjera evropiane të interesuara për këtë vendim, deri sa ka shtuar se ka pranuar shumë mesazhe falënderimi nga qytetarët e Kosovës për këtë iniciativë të saj.

“Kam marrë shumë mesazhe falënderimi në Facebook dhe Twitter se kjo është një nismë e mirë dhe e rëndësishme. Jam shumë e lumtur që mund të ndihmoj”, tha Shchneeberger.

Ndryshe, Parlamenti Evropian për vite me radhë ka kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën dhe nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në rastin e Kosovës, Parlamenti ka dhënë edhe pëlqimin e nevojshëm pas rekomandimit të Komisionit Evropian.

Por, qëndrimet e Parlamentit Evropian nuk janë ligjërisht obliguese për vendet anëtare të BE-së. Vendimet përfundimtare miratohen në Këshill pikërisht nga shtetet anëtare.

Peticionin mund ta nënshkruani KËTU. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Lajme
Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Drejtësi
Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Lajme
“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

Lajme
Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Drejtësi
Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Politikë
Kalo në kategori