Mekaniku spanjoll paditi Teslan për një defekt në veturë dhe fitoi gjyqin kundër kompanisë amerikane
Angel Galtan është një mjeshtër i veturave nga Madridi dhe një fans i madh i Teslas ndërsa tani do të mbahet mend si një nga të paktët që arriti të mposhtte prodhuesin amerikan në gjykatë.
Gjegjësisht, si fans i madh i markës së veturave Teslës, të cilën e voziti nga viti 2013, në muajin shtator të vitit 2020 kishte vendosur ta blejë një Tesla Model 3 të ri. Pasi mori veturën ka vërejtur një sërë problemesh në veturë.
Gjersa më parë nuk ishte ankuar në cilësinë e markës pasi që Tesla ishte në hapat e para, kjo tani ishte e papranueshme për të, tha pronari fatkeq i Teslas në një intervistë me El Periodico de Espana. Ai gjeti probleme në panelet e brendshme gjersa vetura u dorëzua me boshllëqe të ndryshme midis pjesëve individuale, madje kishte fshirëse të konsumuara të xhamit.
View this post on Instagram
“Vetura erdhi me saldime të bëra keq. Më thanë se ishte një problem qesharak dhe më thanë ta harroj. Kisha mundësinë ta ktheja veturën ditën tjetër, por humba afatin sepse s’kisha shumë kohë. Më pas më ofruan mundësinë që ta riparonin, por unë nuk e lejova këtë në veturën e re”, tha Galtan.
Prandaj, ai vendosi të kërkojë drejtësi në gjykatë. Gjykata vendosi që Tesla duhet të kthejë të gjithë shumën e shpenzuar për blerjen e Tesla Model 3. Vendimi është dhënë në gjykatën e shkallës së parë në Fuenlabrade dhe kap shifrën e 62,330 eurove, aq sa Tesla Motors duhet t’i paguajë Ángel Gaitan. Pikërisht kaq pagoi me tarifa shtesë për Modelin 3 Long Range.
“Edhe pse eksperti këmbënguli se mangësitë e vlerësuara nuk rrezikonin integritetin strukturor apo sigurinë e automjetit, u vërtetua se automjeti nuk përmbushte standardet e cilësisë që priten nga një markë prestigjioze si Tesla”, thuhet në deklaratën e gjykatës.
Ndërkohë, mekaniku i postoi të gjitha problemet në rrjetet sociale, duke i dhënë kështu reklama negative Teslës. El Periodico raporton se nuk ka raste të ngjashme në historinë ligjore spanjolle, por është raportuar në mbarë botën se një pronar i Tesla-s fitoi një çështje të ngjashme në një gjykatë kineze.
Por kjo nuk duket se i përshtatet. Ndërkohë që pritet apelimi i Teslës kundër vendimit, spanjolli është bërë një vend ngushëllimi për shumë pronarë të Teslës: “Çdo javë më vijnë pronarët e Teslës në Spanjë, të cilët kanë të njëjtat probleme me saldimet, shumë mospërputhje dhe bateri të prishura. Disa prishje janë shumë serioze dhe të kushtueshme”, thotë Galtan. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëShoferi i Tesla në SHBA tha se ai po përdorte Autopilot kur goditi për vdekje një motoçiklist
Musk paralajmëron risi, tash secili mund të bëhet me Tesla
Volvo "përplas" veturën më të madhe të saj me atë më të voglën
Një garë tjetër e supermakinave: Lamborghini Revuelto, Ferrari SF90 apo Porsche 918?
Cilat vetura janë më të lira për t'u mirëmbajtur për shoferët amerikanë?
Mercedes hoqi dorë nga ideja e një motori të vogël me dy cilindra në klasën S
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë