LAJMI I FUNDIT:

Transferim më i ri di si t’i bëjë tifozët e Arsenalit për vete me veprimin fantastik

Transferim më i ri di si t’i bëjë tifozët e Arsenalit për vete me veprimin fantastik

Portieri i ardhshëm i Arsenalit, Matt Turner, tashmë e ka bërë veten të dashur për tifozët e ekipit të tij të ri duke refuzuar të nënshkruajë një fanellë të dorëzuar nga një mbështetës i Tottenhamit.

Reprezentuesi i Shteteve të Bashkuara po i thoshte lamtumirën New England Revolution përpara se të kalonte në Ligën Premier. Arsenali arriti një marrëveshje në parim për portierin në janar, por asnjë marrëveshje nuk u njoftua gjatë afatit të fundit – megjithëse skuadra amerikane bëri një njoftim në shkurt përpara se Topçinjtë ta mbyllnin sezonin në maj.


Tifozët e Revs u mblodhën në stadiumin Gillette të klubit për të thënë lamtumirën e tyre, me Turnerin që e ndiqte lojën nga bankina ndërsa skuadra e Major League Soccer fitoi 2-1 kundër Minesota United. Megjithatë, teksa një tifoz me fanellën e Tottenhamit u përpoq të merrte një autograf nga 27-vjeçari, ai u kujtua shpejt se ku do të luajë së shpejti.

Leno drejt transferimit te Newcaslte United, Arsenali gjen zëvendësuesin e gjermanit në MLS
Lexo po ashtu Leno drejt transferimit te Newcaslte United, Arsenali gjen zëvendësuesin e gjermanit në MLS

Në një video të shpërndarë nga New England Revolution, Turner mund të shihet duke iu afruar një grupi tifozësh në tribuna dhe duke nënshkruar disa autografe. Megjithatë, kur ai i afrohet një mbështetësi i veshur me një fanellë të Tottenhamit, mund të dëgjojmë një “oh jo”, ndërsa ai i kalon pranë dhe shkon te një tifoz tjetër që mban lart një fanellë ‘Turner 30’ Revs.

Turner pritet t’i kushtojë Arsenalit diku rreth dhjetë milionë euro kur të përfundojë lëvizjen e tij. Me Bernd Leno që mund të largohet nga Londra Veriore këtë verë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori