LAJMI I FUNDIT:

Një furgon ngeci në një plazh në Angli ndërsa përpiqej të ‘nxirrte’ një veturë tjetër që u bllokua nga rëra

Një furgon ngeci në një plazh në Angli ndërsa përpiqej të ‘nxirrte’ një veturë tjetër që u bllokua nga rëra

Një grup njerëzish u vunë re rreth orës 10 të mëngjesit të dielën duke u përpjekur të “çlironin” dy automjete nga rëra në Porth Beach në Newquay, Cornwall – Angli.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, fotografitë nga vendngjarja tregojnë një grup personash, duke tentuar të nxjerrin furgonin nga rëra.

Ndërsa vetëm pak metra larg tij është ajo që duket si një Ford C-Max i bardhë i cili gjithashtu është ngecur në plazh.


Dhe një dëshmitare tha se grupit iu deshën “një gjysmë ore e mirë deri në 45 minuta” për të “çliruar” të dy automjetet.

Ajo shtoi se kjo nuk ishte hera e parë që ndodhte kjo dhe tha se një shenjë duhet “të vendoset” në plazh.

“U deshën rreth tetë njerëz për t’i shtyrë më në fund nga rëra”, tha ajo për Cornwall Live.

Ndërkohë, detaji që bie në sy gjithashtu është fakti se vetura e verdhë, përkatësisht furgoni, ishte futur atje për të “çliruar” veturën e bardhë, por ngeci edhe vetë. /Telegrafi/