LAJMI I FUNDIT:

​Berisha: Rama në Kosovë si misionar i Serbisë, po punon ta rrëzojë Kurtin

​Berisha: Rama në Kosovë si misionar i Serbisë, po punon ta rrëzojë Kurtin

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po punon për ta rrëzuar Qeverinë e Albin Kurtit, në një mision të ngarkuar në Serbi.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se Qeveria Kurti po mbron interesat e kombit shqiptar, por edhe të BE-së e NATO-s në rajon, gjë e cila nuk po i konvenon Beogradit zyrtar.

“Të dashur miq, pas Samitit antishqiptar dhe antievropian të Ohrit, ku presidenti i serbomadhisë, Aleksander Vuçiq, me urdhër të Putin-it mblodhi vasalët e tij të Tiranës dhe Shkupit për avancimin e Ballkanit serbo-rus në kundërvënie të hapur të Procesit të Berlinit, duket se Edi Rama ka marrë detyra të reja nga Beogradi”.


“Konkretisht, duket se Edi Ramës i është ngarkuar detyra në një akt të ri antishqiptar, të punojë ngushtë me albanofobë e serbofilë në Kosovë për rrëzimin e Qeverisë Kurti, qeveri e cila me qëndrimet konsekuente kundër projektit ruso-serb të Ballkanit të Hapur, mbrojti dhe po mbron me konsekuencë interesat e kombit shqiptar, por edhe të Bashkimit Evropian dhe NATO-s në rajon”.

Berisha ka thënë se nëse Rama vazhdon me diskursin e njëjtë do të merr “ndëshkimin e merituar nga mbarë kombi shqiptar”.

“Me këtë rast, duke dënuar me ashpërsinë më të madhe misionin e ri antishqiptar të Edi Ramës të ngarkuar nga Beogradi, paralajmëroj vasalin e mjerë të serbomadhit Vuçiq, të heqë dorë nga skenarët e Beogradit kundër Qeverisë së Kosovës pasi në të kundërt do të merr ndëshkimin e merituar nga mbarë kombi shqiptar”.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Kalo në kategori