LAJMI I FUNDIT:

Këngëtarja më e nxehtë e viteve të tetëdhjeta, Samantha Fox martohet me partneren e saj

Këngëtarja më e nxehtë e viteve të tetëdhjeta, Samantha Fox martohet me partneren e saj
(Foto: Daily Mail)

Samantha Fox dhe partnerja e saj prej vitesh, Linda Olsen, janë martuar gjatë fundjavës në Essex – bën të ditur The Mirror.

Ish-modelja dhe këngëtarja britanike është konsideruar si një simbol seksi për dekada, ndërsa meshkujt në mbarë botën e kanë admiruar duke bërë tatuazhe edhe emrin dhe portretin e saj.

Megjithatë, zemrën e 56-vjeçares e ka fituar një norvegjeze, me të cilën është në një lidhje që nga viti 2016. Ato filluan të dilnin vetëm një vit pas vdekjes së partneres së mëparshme të këngëtares, Myra Stratton.


(Foto: The Mirror/Getty Images)

Edhe pse dasma ishte planifikuar për në vitin 2020, ajo u shty për shkak të situatës me pandeminë e coronavirusit.

Kujtojmë, Samantha e nisi karrierën si modele në moshën 16 vjeçare dhe ia ka dalë mbanë pavarësisht se është vetëm 158 centimetra e gjatë. Ajo ishte femra më e fotografuar e viteve tetëdhjetë.

(Foto: The Mirror/Getty Images)

Karrierën si këngëtare e filloi në vitin 1986, ndërsa me këngën “Touch Me” ishte në krye të top-listave anembanë botës. /Telegrafi/

(Foto: The Mirror/Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë
Nuk ia lë shenjë zarfi i zi - G Bani eskalon sërish ndaj Valbona Mhillit

Nuk ia lë shenjë zarfi i zi - G Bani eskalon sërish ndaj Valbona Mhillit

Magazina
Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Magazina
Nuk ia jep shapkat, Gjesti i revoltuar tërheq zvarrë tërë valixhen e Jozit: Vetë po më ngacmoni

Nuk ia jep shapkat, Gjesti i revoltuar tërheq zvarrë tërë valixhen e Jozit: Vetë po më ngacmoni

Magazina
“Edhe ta humbas jetën prej teje” - G Bani me akuza dhe ofendime të rënda ndaj Danjës

“Edhe ta humbas jetën prej teje” - G Bani me akuza dhe ofendime të rënda ndaj Danjës

Magazina
Bianca Censori pozon krejtësisht nudo, pas paraqitjes së saj tronditëse në

Bianca Censori pozon krejtësisht nudo, pas paraqitjes së saj tronditëse në "Grammy"

Magazina
“Po të dua e lë pa ngrënë bukë”, Deklarata e fortë e Jozit për Gjestin: E bëj të qajë

“Po të dua e lë pa ngrënë bukë”, Deklarata e fortë e Jozit për Gjestin: E bëj të qajë

Magazina
Kalo në kategori