Qeveria e Kosovës miratoi dy vendime lidhur me realizimin e projektit të lidhjes hekurudhore Durrës-Prishtinë
Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar dy propozim-vendime lidhur me marrëveshje ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.
Në njoftimin e Qeverisë thuhet se është miratuar nisma për lidhjen e marrëveshjes për bashkëfinancim për studimin e fizibilitetit dhe projekt–idesë për lidhjen hekurudhore Durrës-Prishtinë, ndërmjet Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë, transmeto Telegrafi.
“Pas shqyrtimit është miratuar edhe vendimi për rekomandimin e Presidentes së Republikës së Kosovës për autorizimin e Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për nënshkrim të marrëveshjes me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë të Republikës së Shqipërisë, për bashkëfinancimin për studimin e fizibilitetit dhe projekt–idesë për lidhjen hekurudhore Durrës-Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Kosova dhe Shqipëria, në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, e cila u mbajt më 2 tetor 2020 në Tiranë, kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e linjës hekurudhore Prishtinë-Durrës.
Ky memorandum ka të bëjë me pikën e marrëveshjes së nënshkruar në Uashington ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku të dyja palët janë pajtuar se do t’i përkushtohen një studimi të fizibilitetit për mundësitë e lidhjes së infrastrukturës hekurudhore Beograd- Prishtinë, me një port në det të thellë në Adriatik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkzekutohen pagat me rritje në sektorin publik
Sinsay vjen për herë të parë në Kosovë – Dyqani i ri hapet në Central Park!
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
JussQeshja – Kombinim i freskisë dhe gëzimit për fëmijët!
Inter City - Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?