LAJMI I FUNDIT:

Nuk kalon lista me emrat e dëshmitarëve që do të dëshmojnë për energjinë

Nuk kalon lista me emrat e dëshmitarëve që do të dëshmojnë për energjinë

Komisioni hetimor parlamentar për Energjinë ka përpiluar listën përfundimtare në të cilën janë vendosur emrat e dëshmitarëve të cilët do të ftohen për intervistim në këtë komision. Ndonëse e njëjta nuk ka kaluar, duke u shtyrë kështu për një ditë tjetër.

Kryesuesi i këtij Komisioni, Hajdar Beqa ka thënë se do të largohen emrat e pamundshëm për t’u intervistuar siç janë: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Kolë Berisha.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj tha se gjatë rrugëtimit të hetimeve mund të dërgohen pyetje në Gjykatën Speciale për ish-udhëheqësit e institucioneve të cilët janë në Hagë.


Rexhaj ka shtuar se do të ftohet për intervistim edhe Glauk Konjufca.

Deputeti i Lidhjes Demokratike, Armend Zemaj ka bërë të ditur se janë dy lista, njëra me 287 emra dhe tjetra me 287. Sipas tij, kjo nuk do të mundësojë një hetim të arritshëm dhe nuk do t’i përkrah emrat të cilët ftohen vetëm për spektakël. /Kp/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Ekonomi
Java magjike e Black Friday në Fortesa Home - Zbritje që nuk duhet t’i humbisni!

Java magjike e Black Friday në Fortesa Home - Zbritje që nuk duhet t’i humbisni!

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Ofertat më atraktive dhe çmimet më reale për Black Friday – Vetëm në Foleja

Ofertat më atraktive dhe çmimet më reale për Black Friday – Vetëm në Foleja

Ekonomi
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Ekonomi
Kalo në kategori