LAJMI I FUNDIT:

NXT LVL prezanton ekspozitën e hapur ”Vibrant Life” tek Galeria Qahili

NXT LVL prezanton ekspozitën e hapur ”Vibrant Life” tek Galeria Qahili

Ekspozita “Vibrant Life” do të hapet me 17 qershor 2022 duke filluar nga ora 19:00 në Galeria Qahili.

Kjo ekspozitë do t’i ofroj publikut një narrativë të jetës së natës dhe eventeve në Prishtinë përgjatë 16 viteve të fundit me anë të materialeve promovuese – posterëve, broshurave e ftesave të krijuara nga dizajnerët më të mirë në Prishtinë, Kosovë, rajon dhe Evropë.


Përmes arkivit të këtyre materialeve promovuese ekspozita do të përcjellë storjen legjendare të jetës së natës në Prishtinë gjatë 16 viteve të fundit nga NXT LVL.

Shumë artistë, organizime, evente, festivale, koncerte e kujtime të paharruara. Të gjitha këto do t’I rikthejmë edhe njëherë përmes materialeve që janë përdorë e të cilat tanimë konsiderohen si kryevepra të asaj kohe.

Ekspozita do të përcillet me muzikë nga Uran B. dhe Leg Off, dy ndër artistët kryesor të skenës elektronike në Prishtinë që 16 vjet mëparë e deri më sot.

Të gjitha lajmet nga Galeria Qahili
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Galeria Qahili

Qëllimi i projektit është të kombinojë krijimtarinë vizuale të NXT LVL dhe ta ekspozojë në Galerinë Qahili në formë ekspozite. Aktivitetet e shumta e ngjarjet e ndryshme prezantojë rrugëtimin e skenës së klubeve për 16 vjet përmes fletushkave, muzikës, festës, bashkëpunëtorëve, lojtarëve kryesorë të industrisë. Për më shumë se një dekadë, NXT LVL i dha kuptim jetës së natës duke festuar përmes muzikës dhe vallëzimit. Gjatë këtyre viteve, kishte një atmosferë magjepsëse në të gjithë qytetin duke marrë parasysh faktin se skena muzikore po ndërtonte një zhvillim të thellë dhe po krijonte rrënjët e saj në një gjatësi më të madhe e njëkohësisht duke u mishëruar me atë që aktualisht ekziston.

Kjo ekspozitë përkrahet nga: Galeria Qahili, Relsson, GAGI PRINT, Theranda, Birra Peja, Uji Akull, Telegrafi.

Ekspozita është e hapur deri me 5 korrik 2022.