LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo tregon fizikun muskuloz, Georgina mahnitëse me bikini – gjatë pushimeve në jahtin milionësh në Majorka, ku shkuan me aeroplan privat

Ronaldo tregon fizikun muskuloz, Georgina mahnitëse me bikini – gjatë pushimeve në jahtin milionësh në Majorka, ku shkuan me aeroplan privat
(Foto: Splash/Instagram/cristiano/georginagio)

Cristiano Ronaldo është duke i shijuar pushimet me familjen e tij në jahtin që kushton rreth 6.5 milionë euro në Majorka të Spanjës.

Superylli portugez është duke pushuar nga futbolli dhe duke u rikuperuar, para fillimit të përgatitjeve për sezonin e ri.


37-vjeçari, i shoqëruar nga partnerja Georgina Rodriguez dhe fëmijët Cristiano Jr (11 vjeçar), Eva (pesëvjeçare), Matteo (pesëvjeçar), Alana Martina (katërvjeçare) dhe Bella (dymuajshe) – janë duke e shijuar motin spanjoll në det të hapur.

(Foto: Splash)

Familja e tij po qëndron në një vilë luksoze, të izoluar nga sytë kureshtarë, që ndodhet rrëzë maleve Tramuntana.

E quajti Ronaldon ‘mashkullin e ëndrrave’ derisa ekspozonte stolitë – fansat e kritikojnë Georginan duke i thënë se i do milionat e tij më shumë
Lexo po ashtu E quajti Ronaldon ‘mashkullin e ëndrrave’ derisa ekspozonte stolitë – fansat e kritikojnë Georginan duke i thënë se i do milionat e tij më shumë

Ata kanë udhëtuar drejt Spanjës me aeroplanin e tij privat G200, i cili ka vlerë prej afro 23.5 milionë eurosh.

(Foto: Splash)

Pushimet luksoze po i kalojnë në jahtin Azimut Grande të gjatë rreth 26 metra, të cilin e bleu në vitin 2020 për 6.5 milionë euro.

Si dukej partnerja e Cristiano Ronaldos kur punonte si shitëse në ‘Gucci’?
Lexo po ashtu Si dukej partnerja e Cristiano Ronaldos kur punonte si shitëse në ‘Gucci’?
(Foto: Splash)

Ronaldo ka mahnitur edhe një herë me fizikun e tij muskuloz në fotografitë e shpërndara nga paparacit, por edhe nga vet ai në rrjetet sociale.

(Foto: Splash)

Ndërsa Georgina ka marrë sërish vëmendjen me figurën trupore, e veshur me bikini të kaltra. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/cristiano)

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori