LAJMI I FUNDIT:

Tetë milionë australianëve u është kërkuar të fikin dritat për rreth 2 orë në ditë – nëse kanë një zgjidhje!

Tetë milionë australianëve u është kërkuar të fikin dritat për rreth 2 orë në ditë – nëse kanë një zgjidhje!

Ministri i Energjisë i Australisë u ka kërkuar familjeve në Uellsin e Ri Jugor – një shtet me rreth 8 milionë banorë – që përfshin qytetin më të madh të vendit Sidnein – që të fikin dritat përballë një krize energjie.

Kështu, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Chris Bowen u ka bërë thirrje banorëve që të mos përdorin energjinë elektrike për dy orë çdo mbrëmje nëse “kanë një zgjidhje tjetër”.

Megjithatë, ai shtoi se ishte “i sigurt” se ndërprerjet e energjisë elektrike mund të shmangeshin.


Një kërkesë e tillë vjen pasi tregu kryesor me shumicë i energjisë elektrike në Australi u pezullua për shkak të rritjes së çmimeve.

Pse ka krizë?

Australia është një nga eksportuesit më të mëdhenj në botë të qymyrit dhe gazit natyror të lëngshëm, por është duke luftuar me një krizë energjie që nga muaji i kaluar.

Tre të katërtat e energjisë elektrike të vendit ende prodhohen duke përdorur qymyr.

Ajo është akuzuar prej kohësh se nuk bën mjaftueshëm për të ulur emetimet e saj duke investuar në burimet e rinovueshme.

Megjithatë, në javët e fundit, Australia ka ndjerë ndikimin e ndërprerjeve në furnizimet me qymyr, ndërprerjet në disa termocentrale me qymyr dhe çmimet e larta globale të energjisë.

Gjithashtu, edhe përmbytjet në fillim të këtij viti goditën disa miniera qymyri në Uellsin e Ri Jugor dhe Queensland, ndërsa çështjet teknike kanë ulur prodhimin në dy miniera që furnizojnë stacionin më të madh të tregut me qymyr në Uellsin e Ri Jugor.

Si pasojë, rreth një e katërta e kapacitetit gjenerues të energjisë elektrike në Australi me qymyr është aktualisht jashtë shërbimit për shkak të ndërprerjeve të papritura dhe mirëmbajtjes së planifikuar.

Këto dhe çështje të tjera kanë ndihmuar në rritjen e çmimeve të energjisë në tregun me shumicë në mbi 300 dollarë Australianë (rreth 200 euro) për megavat orë – kufiri i vendosur nga rregullatori i tregut, Operatori Australian i Tregut të Energjisë (Aemo). /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n

Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n

Ekonomi
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën

AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën

Ekonomi
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare

Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare

Ekonomi
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3

Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3

Ekonomi
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!

Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!

Ekonomi
Trump njoftoi tarifat e BE-së dhe Kinës - kështu kanë reaguar bursat

Trump njoftoi tarifat e BE-së dhe Kinës - kështu kanë reaguar bursat

Ekonomi
Kalo në kategori