Ministrja shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, kryesoi debatin e nivelit të lartë të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara mbi agjendën “Gratë, Paqja dhe Siguria”, ku morën pjesë përfaqësues të lartë të OKB-së, UN Women, Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Bashkimit Evropian dhe të tjerë.
Xhaçka theksoi se ngjarjet e fundit nëpër botë kanë ndikuar në mënyrë drastike në perspektivat për organizatat e grave, duke çuar edhe në ndërprerjen e angazhimeve konkrete për këtë agjendë, njofton ministria.
“Ne duhet të forcojmë bashkëpunimin dhe koordinimin me organizatat rajonale, zëri i tyre të dëgjohet në Këshillin e Sigurimit. Është koha, që ta çojmë bashkëpunimin tonë me organizatat rajonale në një nivel të ri. Veçanërisht jetik, është ky bashkëpunim në kontekstin e grushteve të fundit ushtarake dhe marrjes së pushtetit me forcë në disa vende, ku kemi qenë dëshmitarë të ndërprerjes së papritur të angazhimeve kombëtare për agjendën ‘Gratë, Paqja dhe Siguria’”, u shpreh kryediplomatja shqiptare.
I pranishëm në këtë debat, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Gutierres, tha se ka një konsensus midis shteteve anëtare për rëndësinë e kësaj agjende, por se situata në terren po shkon në drejtim të kundërt.
“Arsyeja është e thjeshtë. Barazia e grave është çështje pushteti, bllokimet dhe konfliktet e sotme politike, janë vetëm shembujt më të fundit se sa fuqishëm po insistojnë për të na bërë të dështojmë”, deklaroi ai.
Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së, Helga Maria Schmid, deklaroi se roli i grave në ndërtimin e paqes dhe zgjidhjen e konflikteve, mbetet thelbësor në këto kohë sfiduese.
“OSBE po luan një rol jetik në këtë drejtim. Qasja jonë është tërësisht historike. Ne vendosëm lidershipin e grave në procesin e paqes, riorganizimit dhe bashkërendimit pas konfliktit”, tha ajo.
Për Ambasadoren e BE-së për çështjet gjinore dhe diversiteti, Stella Ronner-Grubačić, duhet më shumë vëmendje për të përfshirë pikëpamjet dhe pozicionet e grave në dialogun politik.
Drejtoresha Ekzekutive e UN Women, Sima Sami Bahous tha se në vendet në konflikt gratë e vajzat po ngrihen, duke rrezikuar jetën e tyre si udhëheqëse në komunitetet e tyre si kryefamiljare, si mbajtëse të paqes dhe ndërmjetësuese”.
Agjenda për “Gratë, Paqen dhe Sigurinë” është një nga prioritetet kryesore të Shqipërisë gjatë punës së saj në Këshillin e Sigurimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova