LAJMI I FUNDIT:

Trajneri Marco Rossi po e bën Hungarinë të ëndërrojë – por ai u largua nga Italia për të gjetur punë jashtë vendit

Trajneri Marco Rossi po e bën Hungarinë të ëndërrojë – por ai u largua nga Italia për të gjetur punë jashtë vendit

Trajneri i Hungarisë, Marco Rossi, po shijon fitoren 4-0 ndaj Anglisë dhe shpjegon pse iu desh të largohej nga Italia për të gjetur punë.  

57-vjeçari është ‘çuditërisht’ në krye të grupit të Ligës së Kombeve pas katër ndeshjeve me shtatë pikë, pasi mundi Anglinë në shtëpi dhe jashtë, barazoi me Gjermaninë dhe humbi 2-1 ndaj Italisë.


“Askush nuk kishte fituar në Angli me atë lloj rezultati për më shumë se 60 vjet, kur skuadra e artë hungareze fitoi 6-3 në Ëembley”.

“Ka një eufori të dukshme në Budapest. Duke ecur nëpër rrugë, mund të ndjeni gëzimin që arritëm t’u japim këtyre njerëzve”, ka thënë Rossi për Sky Sport Italia.

Rossi po arrin gjëra të jashtëzakonshme me Hungarinë, megjithatë ish-lojtari i Torinos, Brescias dhe Sampdorias duhej të largohej jashtë vendit për të gjetur mundësi që të punojë.

Në Itali, rolet e tij të vetme drejtuese ishin në ligat e ulëta me Lumezzane, Pro Patria, Spezia, Scafatese dhe Cavese.

Rossi madje një herë kishte thënë se ai praktikisht duhej të paguante klubet për t’i detyruar ata ta punësonin atë.

“Unë nuk e akuzoja futbollin italian, gjithmonë kam thënë se nuk e kam pasur mundësinë në një nivel më të lartë edhe për shkak të problemeve të personalitetit tim. Ju keni nevojë për marrëdhënie të mira me njerëzit për të marrë këtë mundësi”.

“Kam pasur fatin në Hungari të gjej punë në një nivel të lartë pa e njohur vërtet askënd. Nuk biesh në sy në Itali kur garanton për mbijetesë në Serie C, sepse Italia është një komb trajnerësh taktik, çdo vit të rinj bëjnë hapin drejt Serie A”.

“Nuk ka vend për të gjithë, ju duhet të kërkoni diku tjetër”, ka thënë ai.

Rossi mori detyrën në Hungari në 2018 pas periudhave të suksesshme në klubet Honved dhe Dunajska Streda. Ai e ka kualifikuar Hungarinë për EURO 2020, si dhe e promovoi nga Liga e Kombeve C në A. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
“Edhe sot jam duke u gjykuar për shkak të tij”, Ferguson zbuloi transferimin e tij më të keq te Man Utd

“Edhe sot jam duke u gjykuar për shkak të tij”, Ferguson zbuloi transferimin e tij më të keq te Man Utd

Premier League
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Milani i bindur për marrëveshjen me 9-shin e ri, Ibrahimovic jep dritën e gjelbër

Milani i bindur për marrëveshjen me 9-shin e ri, Ibrahimovic jep dritën e gjelbër

Serie A
Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Ndërkombëtare
Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Premier League
Kalo në kategori