LAJMI I FUNDIT:

Rashkovski demanton lajmin se ka kërkuar kthimin e pasaportës nga Gjykata Penale

Rashkovski demanton lajmin se ka kërkuar kthimin e pasaportës nga Gjykata Penale
Foto: AIM

Ish-sekretari i përgjithshëm i qeverisë së Maqedonisë, Dragi Rashkovski mohon se në seancën e sotme gjyqësore ka kërkuar nga Gjykata Penale që t’i kthejnë pasaportën.

Ai lajmin e quan shpifje mediatike kundrejt tij dhe pa asnjë fakt se nëse një kërkesë e tillë ekziston me të vërtetë.

“Duke qenë se po përhapet një lajm i rremë për një kërkesë të pretenduar për kthimin e pasaportës sime, gjë që asnjë media nuk e mbështet me fakte, por është thjesht riprodhim i një burimi të paidentifikuar, mendoj se është e nevojshme të reagohet ndaj njoftimeve të tilla, sepse ata kanë vetëm një qëllim, të hedhin pluhur në gjyqin në vazhdim. Mediat janë pritur gjithmonë mirë nga unë si bashkëbisedues, ndaj do të ishte profesionale në çdo postim që lidhet me mua të kërkojnë konfirmimin tim e më pas të bëjnë publikime të planifikuara. Pjesa më e madhe e opinionit publik për procesin tim gjyqësor është nën kontaminim të vazhdueshëm nga lajmet e rreme, për të krijuar një imazh të rremë, ju kërkoj një raport objektiv dhe të verifikuar, nëse besoni se ka elementë që janë me interes publik. Mos e lejoni veten të jeni katalizator të lajmeve të rrejshme”, thuhet në përgënjeshtrimin e Dragi Rashkovskit.


Ndryshe, lajmi që Rashkovski ka kërkuar kthimin e pasaportës është publikuar nga disa media vendore para disa orëve.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori