LAJMI I FUNDIT:

Tupançeski: Personat nën 18 vjeç do ta vuajnë dënimin në kushte të sigurta

Tupançeski: Personat nën 18 vjeç do ta vuajnë dënimin në kushte të sigurta

Po punohet për krijimin e kushteve optimale që personat nën moshën 18 vjeç, të cilët duhet të vuanin dënimin, ta bëjnë këtë në kushte të përshtatshme. Është një objekt, i cili aktualisht është duke u përshtatur për atë qëllim, që do të vihet në funksion, tha sot ministri i drejtësisë Nikolla Tupançeski.

“E kemi vizituar dy-tre javë më parë. Si burgu ashtu edhe administrata e zbatimit të sanksioneve kanë marrë tashmë disa veprime për të përmirësuar kushtet e tyre. Praktikisht ka pasur izolim të plotë fizik, asnjë kontakt me të rritur, por nuk jam i sigurt se problemi është zgjidhur plotësisht. Po punojmë në atë drejtim jo vetëm që të përpiqemi për ta, por edhe të krijojmë kushte optimale për të ardhmen, nëse ka persona nën moshën 18 vjeç që duhet të vuajnë dënimin, duhet bërë në kushte të përshtatshme”,

Tupançeski i pyetur se çfarë po bëhet për mbrojtjen e vajzave nga Vollkovija të cilat janë duke qëndruar përkohësisht në burgun në Idrizovës.


Lidhur me raportimet e vajzave se kanë marrë kërcënime nga të burgosurit, ministri Tupançeski përsëriti se gjendja është përmirësuar, por jo plotësisht e zgjidhur dhe se edhe Ministria edhe DES po mundohen të reagojnë në mënyrë optimale.

Drejtori i Drejtorisë për Ekzekutim të Sanksioneve, Marjan Spasovski, informoi se procedura për sigurimin e kushteve tashmë ka filluar dhe janë në fazën përfundimtare dhe pas plotësimit të kushteve elementare dhe kornizës ligjore, vajzat do të transferohen./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

Lajme
Kalo në kategori