LAJMI I FUNDIT:

Nis takimi i Osmanit me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel

Nis takimi i Osmanit me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim, presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

Takimi mes Osmanit dhe Michel tashmë ka filluar, dhe pas përfundimit është paralajmëruar konferencë e përbashkët për media.


Pas Osmanit, nga ora 11:50, Michel do të pritet edhe nga kryeministri Albin Kurti.

Vizita e Charles Michel në Kosovë, Policia njofton për ndërprerje të përkohshme të trafikut në disa segmente rrugore
Lexo po ashtu Vizita e Charles Michel në Kosovë, Policia njofton për ndërprerje të përkohshme të trafikut në disa segmente rrugore

E për shkak të vizitës së tij, policia ka njoftuar se do të ketë ndërprerje të përkohshme të trafikut në disa segmente rrugore.

Policia e Kosovës bën të ditur se gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit në Kosovë. /Telegrafi/