LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e vitit 2018 në Ferizaj, 26 vjet burgim për 5 persona

Vrasja e vitit 2018 në Ferizaj, 26 vjet burgim për 5 persona

Gjykata Themelore në Ferizaj i ka dënuar me 26 vjet e dy muaj burgim 5 persona për një vrasje të kryer në vitin 2018.

Ata u gjetën fajtorë edhe për disa vepra tjera penale, si pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, rrahje e mashtrim.


A.R.1, u shpall fajtor për shkak të veprave penale vrasja nga neni 178 të KPRK-së dhe veprës penale mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

A.R.2, për shkak të veprës penale pjesëmarrje në rrahje nga neni 190 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

F.R., për shkak të veprës penale pjesëmarrje në rrahje nga neni 190 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

A.R.3, për shkak të veprës penale pjesëmarrje në rrahje nga neni 190 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

D.K., për shkak të veprave penale mashtrimi nga neni 335 paragrafi 5 të KPRK-së dhe veprës penale pjesëmarrje në rrahje nga neni 190 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, përkatësisht trupi gjykues, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të të gjitha provave, të pandehurit:

A.R.1, e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej gjashtëmbëdhjetë (16) vite, në të cilin dënim do t`i llogaritet koha e kaluar në paraburgim;

A.R.2, e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej dy (2) vite, në të cilin dënim do t`i llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe arrestit shtëpiak; F.R., e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej dy (2) vite, në të cilin dënim do t`i llogaritet koha e kaluar në ndalim dhe arrestit shtëpiak; A.R.3, e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej një (1) vit e tetë (8) muaj, në të cilin dënim do t`i llogaritet koha e kaluar në ndalim dhe arrestit shtëpiak; D.K., e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej katër (4) vite e gjashtë (6) muaj, në të cilin dënim do t`i llogaritet koha e kaluar në ndalim dhe arrestit shtëpiak, si dhe dënim me gjobë në shumë prej dymijë e pesëqind (2.500) €, të cilat dënime do të ekzekutohen pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Të pandehurit A.R.1, A.R.2, F.R., A.R.3, D.K., akuzohen për shkak të veprave penale të lartshënuara Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Të akuzuarit A.R.1, i është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar me këtë aktgjykim.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori