LAJMI I FUNDIT:

Burri i infermieres kanos pacientin në spitalin e Gjakovës

Burri i infermieres kanos pacientin në spitalin e Gjakovës
Foto: Ilustrim

Pas një mosmarrëveshje me infermieren në spital, një person është  kanosur nga burri i kësaj të fundit.

Ngjarja ka ndodhur në Gjakovë dhe policia bënë të ditur se me vendim të prokurorit ky person është dërguar në mbajtje.


“Është raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar ka kanosur një pacient i cili ishte i shtrirë në spital, vlen të ceket se pacienti kishte një mosmarrëveshje me një infermiere dhe i dyshuari burri i saj ka kanosur viktimën. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, njofton policia./Telgrafi/