LAJMI I FUNDIT:

Çlirimi i Kosovës para 23 viteve, pritja e paqeruajtësve nga qytetarët përmes fotografive

Çlirimi i Kosovës para 23 viteve, pritja e paqeruajtësve nga qytetarët përmes fotografive

Me lule e me fytyra të buzëqeshura dhe me pano ku shkruhej “NATO”, qytetarë të shumtë të Kosovës pritën trupat e parë paqeruajtës të NATO-s, që hyn në Kosovë sot e 23 vjet më parë.

Dymbëdhjetë qershori në Kosovë shënohet si Dita e Lirisë apo Çlirimit të Kosovës.

Trupat paqeruajtëse të NATO-s hyn në Kosovë pas fushatës ajrore të Aleancës së Veri-Atlantikut kundër caqeve serbe në Kosovë dhe Serbi, që zgjati 78 ditë.


Pritja e trupave britanike të NATO-s nga qytetarët në Prishtinë. Qershor, 1999

Bombardimet u ndërpren më 10 qershor 1999, pas miratimit të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Rezoluta ishte kompromis i pesë anëtareve të përhershme të Këshillit të Sigurimit.

Trupat franceze duke hyrë në Kosovë nga Maqedonia e Veriut më 12 qershor 1999

Në bazë të rezolutës në Kosovë u vendos administrata e përkohshme e OKB-së, UNMIK, për të administruar me vendin e shkatërruar nga lufta, për një periudhë tranzitore deri në ngritjen e kapaciteteve vendore dhe zgjidhjen e statusit të Kosovës.

Një ditë para hyrjes së trupave paqeruajtëse u nënshkrua Marrëveshja Teknike e Kumanovës, që parashihte tërheqjen e e të gjitha forcave serbe nga Kosova dhe hyrjen e trupave ndërkombëtare të NATO-s në Kosovë.

Tërheqja e plotë e trupave serbe përfundoi më 20 qershor 1999.

Një ushtar britanik duke u përshëndetur me qytetarët në Prishtinë. 13 qershor 1999

Ushtarët e parë që u futën brenda territorit të Kosovës më 1999 ishin pjesëtarë të ushtrisë norvegjeze. Ata ishin pjesë e afër 50,000 forca paqeruajtëse nga 36 vende të botës – prej të cilëve 30,000 ishin të shteteve të NATO-s – që erdhën në Kosovë.

Me hyrjen e trupave ndërkombëtare u mundësua kthimi në shtëpitë e tyre të mbi 800,000 refugjatëve, persona të zhvendosur brenda dhe jashtë Kosovës.

Nga lufta e viteve 1998-’99 janë vrarë më shumë se 13,000 persona dhe më shumë se 6,000 të pagjetur.

Një ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke shikuar forcat britanike të KFOR-it teksa hynin në Kosovë më 12 qershor 1999

Qindra shqiptarë të vrarë nga Kosova janë gjetur në varreza masive në Serbi. Trupat e tyre thuhet se janë bartur nga forcat serbe me qëllim që të fshehen krimet.

Sipas të dhënave, mbi 1,600 persona konsiderohen ende të pagjetur.

Njëzetetre vjet pas hyrjes në Kosovë, numri i trupave të KFOR-it është zvogëluar dhe aktualisht në vend janë mbi 3,700 trupa nga 28 shtete të botës./rel/

Trupat britanike të NATO-s në Bllacë, në kufirin midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. 12 qershor 1999
Qytetarët në Prizren duke përshëndetur trupat gjermane në Prizren më 14 qershor 1999

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori