LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet digjitalizimi i sektorit turistik në Maqedoni

Kërkohet digjitalizimi i sektorit turistik në Maqedoni

Teknologjitë dhe gjeneratat e reja të cilat e kanë të natyrshme mjedisin virtual, duke përdorur rrjetet sociale dhe sistemet e rezervimit imponojnë nevojën për dixhitalizim në sektorin e turizmit.

Sipas analistëve të turizmit, trashëgimia kulturore, objektet akomoduese dhe shërbimet e ofruara tashmë janë të dixhitalizuara, por ajo që mungon është përpunimi i të dhënave ditore.

Ata kërkojnë ndryshime në Ligjin shërbime hotelerike, i cili do të mundësojë një mënyrë më të thjeshtë për regjistrimin e mysafirëve dhe rregullimin e taksës turistike.


Nga Agjencia për Promovim dhe Përkrahje të Turizmit theksuan se digjitalizimin e aplikojnë në sektorin e turizmit që disa vite, siç është reklamimi i Maqedonisë si destinacion turistik në portalet botërore dhe në rrjetet sociale.

Punonjësit e turizmit besojnë se sektori i turizmit në Maqedoni është i dixhitalizuar, por procesi duhet të përmirësohet vazhdimisht.