LAJMI I FUNDIT:

Ish-ministri austriak Mbrojtjes: Do të punojmë fuqishëm për njohjen e plotë të Kosovës

Ish-ministri austriak Mbrojtjes: Do të punojmë fuqishëm për njohjen e plotë të Kosovës

Në konferenca e Lidershipit në Ballkan“ Paqja, Siguria dhe Zhvillimi në Ballkanin Perëndimor”, të Federatës Universale të Paqes, presidenti i Institutit Austriak për Politika Evropiane dhe të Sigurisë, Werner Fasslabend, tha se Austria do të punojë fuqishëm që Kosova të jetë e njohur dhe pranuar nga të gjitha vendet.

Sipas tij, pas luftës në Ukrainë, eksitojnë mundësi të reja për Kosovën drejt Bashkimit Evropian, duke theksuar se Kosova nuk duhet të humbas mundësitë por të tregohet e suksesshme në këtë rrugëtim.


Ish-ministri i Mbrojtjes në Austri, është shprehur optimist se Kosova do të bëhet pjesë e familjes evropiane për çka shtoi se vetëm në një Evropë të bashkuar do të ketë stabilitet dhe siguri.

“Ne do të punojmë fuqishëm për njohjen tuaj të plotë dhe do të mundohemi shumë dhe të bëjmë gjithçka në forcat tona sepse mendojmë që është jashtëzakonisht e nevojshme dhe jam i sigurt që tani është një situatë tjetër, një mundësi tjetër, për të diskutuar për unitetin evropian, integrimin evropian që ka fillua në një formë tjetër për shkak të luftës në Ukrainë.

Nuk duhet ta humbasim këtë mundësi, procesi si proces do të jetë i vështirë por është një mendësi e re dhe duhet t’i përshtatemi edhe hapave tanë që të bëjmë gjëra siç duhet që të jemi të suksesshëm. Unë jam optimist, natyrisht jo për nesër apo pasnesër, do të marrë kohë, por jam shumë i sigurt që do të vijë ajo ditë, ne jo vetëm që do të arrijmë të jemi të pranuar, pro do të arrijmë edhe Bashkimin Evropian dhe mendoj që ky është një hap botëror dhe duhet të luftojmë për këtë, sepse vetëm në një Evropë të bashkuar do të jemi stabile dhe të sigurt”, tha ai.

Ndërsa deri sa ka folur për historinë e Kosovës, ai tha se pas luftës në Kroaci dhe Bosnje, ka qenë e qartë që pavarësia nuk do të arrihej vetëm në formën e butë.

“Pas luftës në Kroaci, në Bosnje, ka qenë e nevojshme të tregojmë situatën e Kosovës në një mënyrë më ndryshe dhe kjo zbutje specifike ka qenë diçka të cilën askush më mirë nuk do ta paraqiste që të mos dilte askush kundër saj. Ka qenë shumë e qartë se vetëm në formë të butë nuk mund të merret pavarësia dhe liria, prandaj edhe periudha e UÇK-së doli në pah në historinë e Kosovës.

Dhe tash jemi në fazën e tretë dhe faza e tretë do të nënkuptonte njohje, të jesh i pranuar, jo vetëm në Evropë, por në të gjithë botën, si një partner i plotë dhe ligjor dhe kjo është një mundësi që ne e kemi tani”, tha ai, raporton KP.

Kjo konferencë po organizohet nga Federata Universale e Paqes (UPF), në partneritet me Agjencinë e Lajmeve KosovaPress, Washington Times Foundation, Shoqatën Ndërkombëtare të Mediave për Paqe (IMAP), dhe Shoqatën Ndërkombëtare të Rinisë dhe Studentëve për Paqe (IAYSP).

Në trend Lajme

Më shumë
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

Lajme
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Lajme
Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Politikë
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Haziri: Kurti nuk guxon ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese

Haziri: Kurti nuk guxon ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese

Politikë
Kalo në kategori