Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe drejtori i GIZ Kosova, David Oberhuber, si dhe menaxheri i projektit ITP Hans-Juergen Cassens kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëfinancimit për projektin “Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren”.
Kjo marrëveshje kap vlerën prej 11 milionë euro, prej të cilave kontributi financiar nga Qeveria e Kosovës është 6 milionë euro, kurse 5 milionë euro janë kontribut i Qeverisë Gjermane.
Parku ITP është një projekt i përbashkët kosovaro-gjerman që synon krijimin e një mjedisi inovativ biznesi për ndërmarrjet e vogla, të mesme dhe të mëdha (NVMM), i cili pritet të kontribuojë në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të Kosovës.
Ministri Murati vlerësoi lartë bashkëpunimin e vazhdueshëm me Qeverinë gjermane dhe theksoi rëndësinë e veçantë të ITP Prizren, si një projekt që paraqet mundësi të mirë zhvillimi për bizneset në vend. Tutje, ai u shpreh se ky projekt gjithashtu do të ndikojë ndjeshëm në hapjen e vendeve të reja të punës, pasi kontribuon në krijimin e sinergjisë midis sektorëve të ndryshëm që ndodhen në park.
Nga ana e tij, drejtori i GIZ Kosova, David Oberhuber, përshëndeti angazhimin e Qeverisë së Kosovës për financimin dhe realizimin e përbashkët të një projekti kaq të rëndësishëm. ITP Prizren aktualisht prezanton projektin kryesor të bashkëpunimit të Qeverisë gjermane me atë të Kosovës.
Parku i Inovacionit dhe Trajnimit Prizreni është lokacioni më unik në rajon për ndërmarrësi inovative, biznes dhe zhvillim të aftësive, i cili do të nxitë bashkëpunimin dhe zhvillimin e ekosistemit, duke krijuar lidhje midis sektorit publik, atij privat, institucioneve akademike dhe organizatave të shoqërisë civile. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKërkohet shtrenjtimi i energjisë elektrike në Kosovë, rreth 35 për qind
Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
Dashuria fillon në Central Park!
Dashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj!
Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër