LAJMI I FUNDIT:

Nick Cannon po bëhet baba për herë të nëntë

Nick Cannon po bëhet baba për herë të nëntë

Ylli i Hollywoodit, Nick Cannon – i cili dikur e hodhi poshtë monogaminë si një ‘koncept eurocentrik’ – është në pritje të fëmijës së tij të nëntë ndërsa pret lindjen e fëmijës së tij të tetë.

DJ dhe ylli i “OnlyFans”, Abby De La Rosa është shtatzënë me fëmijën e fundit të Cannon. Ata tashmë kanë djem binjakë Zillion Heir dhe Zion Mixolydian – të cilët mbushin një vjeç më 14 qershor.

Cannon aktualisht po pret gjithashtu fëmijën numër tetë me modelen shtatzënë Bre Tiesi, shkruan DailyMail.


Abby njoftoi lajmin për fëmijën të premten, por nuk bëri të ditur se kush ishte babai, por duke ngacmuar se mund të ishin të tjerë binjakë.

Data e lindjes së Abby është 25 tetori, sipas TMZ , i cili konfirmoi se ai ishte babai – duke shënuar fëmijën e tij të nëntë.

Bre Tiesi aktualisht është shtatzënë me fëmijën e tij të tetë, ata u panë duke marrë pjesë në festën e zbulimit të gjinisë së saj në janar 2022, vetëm disa javë pasi djali i tij pesë mujash Zen vdiq tragjikisht nga kanceri i trurit.

Bre, e cila është shtatzënë me fëmijën e saj të parë, së fundmi u kthye nga një udhëtim në Bahamas me Nickun.

Nick është gjithashtu baba i vajzës Powerful Queen, 18 muajsh, dhe djalit Golden Sagon, pesë vjeç, me Brittany Bell e cila është “Miss Guam 2014”.

Nick ka binjakë Moroccan dhe Monroe, 11 vjeç, me ish-bashkëshorten Mariah Carey, ata ishin të martuar që nga viti 2008 deri sa u divorcuan në vitin 2016.

Nick, i cili mirëpriti tre fëmijë në vitin 2021 (Zion, Zillion dhe Zen), sugjeroi që ai planifikonte të thyente rekordin e tij: “Nëse mendonit se ishin shumë fëmijë vitin e kaluar”.

Të gjitha lajmet nga Nick Cannon
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Nick Cannon

Gjatë një interviste të fundit për ‘Lip Service’, Nick foli gjithashtu për atë se çfarë i tha terapisti i tij për beqarinë.

Ai tha se terapisti i tij i tha se ‘duhej të qetësohej’ dhe të përpiqej të qëndronte larg marrëdhënieve intime.

Kujtojmë që në gusht 2021, Nick tha se nuk ‘abonohet në monogami’ gjatë paraqitjes së tij në emisionin radiofonik ‘The Breakfast Club’. /Telegrafi/