LAJMI I FUNDIT:

Qeveria paralajmëron vendim të ri për rregullimin e çmimeve të naftës

Qeveria paralajmëron vendim të ri për rregullimin e çmimeve të naftës

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), njoftoi të mërkurën se është duke punuar për të nxjerrë një vendim të ri i cili rregullon çmimet e naftës, e në këtë mënyrë mbron konsumatorët e konkurrencën sipas ligjit.

Sipas ministrisë, ligji i ri parasheh që Qeveria të nxjerrë akt nënligjor për rregullimin e çmimeve të naftës dhe masa të tjera mbrojtëse.


“MINT ka përgatitur tashmë draftin dhe po zhvillon konsultimet në mënyrë intensive me hisedarë, në mënyrë që sa më parë ta procedojë për miratim në qeveri. Vendimmarrja pritet të ndodhë shpejt”, thuhet në komunikatën për media.

Vazhdon shtrenjtimi i naftës në Kosovë, sot çmimi ka arritur në 1.82 euro
Lexo po ashtu Vazhdon shtrenjtimi i naftës në Kosovë, sot çmimi ka arritur në 1.82 euro

Në ndërkohë, MINT-i thotë se është duke vazhduar monitorimin e tregut.

Çmimi i naftës në Kosovë po vazhdon të rritet nga dita në ditë. Sot një litër naftë në shumë prej pompave të derivateve po kushton 1.82 euro.

Përveç naftës, është shtrenjtuar edhe çmimi i benzinës, i cili sot ka arritur në 1.84 euro.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani dje ka deklaruar për Telegrafin se këto çmime janë të larta për gjendjen ekonomike të qytetarëve.

Rritja e çmimit të naftës nisi që nga pushtimi rus i Ukrainës, pas të cilit zhvillim Perëndimi ndërmori sanksione ndaj Rusisë, një prej furnizuesve më të mëdhenj të Evropës me naftë./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori