Nga: Ndriçim Kulla
“Populli, në përgjithësi, nuk zgjedh kurrë njerëzit intelektualisht më të lartë”, shkruante dikur Branto Merxhani. Ai s’është në gjendje as ta bëjë një gjë të tillë.
Kriteret, mbi bazat e të cilave populli zgjedh prijësit e vet, janë kudo kritere speciale dhe të veçanta. Janë kritere të çastit. Për këtë arsye, sqaronte ai, prijësit politikë të popujve nuk janë njëkohësisht prijësit intelektual të tyre.
Ndaj, për të përcaktuar drejt raportin midis populizmit dhe popullit, nevojitet të hulumtohet mbi populizmin në termat e së mirës dhe së keqes, drejtësisë dhe padrejtësisë, realitetit dhe gënjeshtrës. Por, theksi negativ që individualizohet në këtë term, i përket retorikës së institucioneve të demokracisë përfaqësuese, si një formë joshjeje për arritjen e konsensusit të bazuar në një thjeshtëzim brutal të realitetit.
Politikani që përdor këtë lloj populizmi synon të arrijë tek njerëzit me mesazhe të thjeshtë për t’u kuptuar, që arrijnë të prekin interesa të bashkëndara nga shumë njerëz, të shoqëruara shpesh me moton e indinjatës dhe skandalit për ndonjë padrejtësi, që konkurrentët politikë kanë shkaktuar në dëm të tyre. Vetëm se, edhe kur interesat që mesazhet populiste arrijnë të prekin janë pikërisht ato të popullit, për politikanë të tillë ato janë indiferente; për ta më e rëndësishme është që populli t’i besojë.
Kjo është tipologjia populiste që kanë rrokur në pjesën më të madhe të kohës, shumica e opozitave të viteve të post-komunizmit. Epoka në të cilën ato vepruan, qoftë si ide qoftë si realitet, e paraqiti politikën si një lodër, madje si një lodër të rrezikshme, pasi nevoja më kryesore që ajo ka për t’u pajtuar me realitetin, bazohet tek kompromisi. Mbi të bazohet jo vetëm jeta politike, por edhe jeta ekomomike e shoqërisë së sotme.
Por, duke shtuar këtu faktin se parlamentarizmi ynë gjithmonë ka funksionuar sa për dukje, sa për aparencë, politika dhe ideologjia janë shfaqur si një e vetme. Në një kohë kur as atmosfera e kompromisit, as edhe ajo e autoritarizmit, në parim nuk kanë asgjë të përbashkët me ideologjinë. Ideologjia, në vetvete, është një përpjekje mendore dhe intelektuale, ka më tepër ngjyrë individuale dhe është armik i rreptë i çdo lloj korrupsioni. Mirëpo, gjendja dhe veprimi politik shqiptar në mënyrë konstante dhe të përhershme s’ka ndjerë asnjë nevojë për të bashkëpunuar me intelektin. Edhe atje ku ka arritur të shfaqet një bashkëpunim i tillë, kjo ka ndodhur sa për formë dhe është mbajtur vetëm për ruajtjen e aparencës, duke rënë pikërisht në prehrin e vet-gënjimit.
Është kjo një tipologji tjetër e populizmit tone, të shfaqur në mënyrë më të shpeshtë në qeverisjet e majta, pasi është përdorur në mënyrë të shtrembër dhe të gabuar pikërisht për të mbuluar kuptimin dhe domethënien e saj të vërtetë, atë të demagogjisë. Kjo e fundit, në thelbin e vet, është një mënyrë për të fituar konsensus e pushtet përmes premtimeve vështirë isht të realizueshme e nëpërmjet nxitjes së ndjenjave të urrejtjes ndaj kundërshtarit. Në një kornizë të tillë lëvizën ato qeverisje që kërkuan ta mbajnë me çdo kusht pushtetin dhe ato opozita që kërkonin me çdo kusht ta fitonin atë.
Por, rreziku më i madh i gjithë këtij zvetënimi, duket sikur konsiston në ngulitjen në mendjen e individi shqiptar të idesë së mbrame, se çfarëdo lloj mbrojtje e interesave të popullit, sado fisnike qoftë, falë një përdorimi të tillë të populizmit dhe demagogjisë nga ana e klasës sonë politike, është iluzor, utopik, për shkak se bie ndesh me realitetin tonë të ashpër ekonomik. Nuk nevojitet të shkurajohemi aspak kështu, por të konsiderojmë faktin se sa herë që në një epokë të caktuar fuqizohet së brendshmi një apel urgjent i “popullit” ndaj elitave, ai duhet të njihet, të trajtohet dhe të zbatohet si një paralajmërim për to.
Gjithçka u tha më sipër për shpjegimin e kuptimit të saktë të populizmit, duhet të merret si një ftesë drejtuar klasës sonë politike për ta marrë seriozisht figurën e popullit. Për ta trajtuar atë si unitet i përfaqësimeve simbolike të përbashkëta dhe interesave mbizotëruese, si subjekt social që i kundërvihet elitave dhe si protagonist i një procesi emancipimi dhe vetëvullnetëzimi. Janë të gjitha këto dimensione të fuqishme e në të njëjtën kohë të rrezikshme të figurës “fortësisht të shkujdesur” të popullit. Ndaj, mund të themi se, më tepër se të gjitha kategoritë e tjera social-historike, populli jeton në atë shtegun e ngushtë të një shpati mali që ndan, por dhe bashkon, revolucionin nga reagimi. Një shteg ky që shumë udhëheqës të këtij 30 vjetori shqiptar në demokraci, e kanë kaluar ashtu si pa e kuptuar. Ja, pse jeta politike nëpër të cilën rokulliset organizimi i shtetit tonë, ka nevojë për më shumë ndriçim, d.m.th. ka nevojë për udhëheqës që të mund ta lartësojnë veten mbi logjikën e imponuar të ditës, për njerëz që e kuptojnë drejt kohën historike dhe i ndjejnë fund e krye nevojat e saj, por mbi të gjitha për njerëz që kanë guxim të thonë gjithçka shohin e mendojnë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFjalimi i Skënderbeut!?
Fitorja e Trumpit do të ndryshojë Amerikën, por Evropa mund të ketë një tjetër të ardhme
Roli i Ismail Qemalit në pavarësimin e Shqipërisë
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
Rilindja evropiane dhe ndikimi në histori
Po ndodh eksodi nga “X”-i drejt “Bluesky”-t: Ka përfunduar epoka e platformave masive të mediave sociale!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit