LAJMI I FUNDIT:

Deputeti gjerman: Nëse veto nuk hiqet, Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut

Deputeti gjerman: Nëse veto nuk hiqet, Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut

Nëse Bullgaria nuk tërhiqet nga vetoja ndaj Maqedonisë së Veriut, Shqipëria duhet të ndahet në procesin e negociatave me BE, kështu deklaroi deputeti gjerman i CDU, Peter Beyer.

Në një konferencë përmbyllëse të vizitës së tij në Tiranë, Beyer tha se asnjë prej dy vendeve nuk duhet të mbetet peng tjetrit.

“Kemi një situatë të turpshme për Bashkimin Europian në atë që po ndodh me Bullgarinë. Shqipëria s’duhet të vuaj në këtë proces. Ka ardhur momenti të zhbllokohet kjo situatë dhe për këtë gjë unë i bëj thirrje Bullgarisë të tërheq këtë bllokadë. Nëse veto nuk hiqet, të ndajmë rrugën e Shqipërisë nga jo e Maqedonisë së Veriut”, deklaroi ai.


Duke komentuar nismën Open Balkan, Beyer tha se çdo bashkëpunim rajonal është pozitiv po nuk duhet të dublikojë Procesin e Berlinit.

“Unë mendoj se nëse nisma Ballkani i Hapur bëhet me transparence të plotë me një thelb të qartë dhe pozita të barabarta mund të sjellë përparim për të gjitha vendet, pasi bëhet fjalë për bashkëpunim rajonal. Kjo është një gjë që ne duam ta mbështesim gjithmonë nëse zhvillohet në mënyrën e duhur në vijimësi si të Procesit të Berlinit dhe jo si nismë e veçantë”, tha Beyer./Euronews Albania/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Vrasja pas një fjalosje, Apeli vërteton dënimin me 39 vite e gjashtë muaj burgim për tre të akuzuarit

Vrasja pas një fjalosje, Apeli vërteton dënimin me 39 vite e gjashtë muaj burgim për tre të akuzuarit

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Kalo në kategori