LAJMI I FUNDIT:

Policia gjen në një minibus 18 migrantë nga Siria, Egjipti e Iraku

Policia gjen në një minibus 18 migrantë nga Siria, Egjipti e Iraku

Policia e Kosovës ka njoftuar se më datë 05.06.2022 rreth orës 13:40 ka ndaluar një automjet/minibus me drejtues mashkull kosovar në automjetin e të cilit ndodheshin gjithsej 18 pasagjerë, ku pas legjitimimit të tyre është vërtetuar se të njëjtit janë shtetas të huaj.

“Policia e Kosovës, konkretisht Njësia e Trafikut Rajonal- Prishtinë gjatë zbatimit të detyrave të rregullta për identifikimin e kundërvajtësve dhe parregullësive të tjera në trafikun rrugor, ka ndaluar për kontroll rutinore një automjet – minibus i tipit Mercedes, me targa vendore, ku gjatë kontrollimit të tij janë identifikuar 18 (tetëmbëdhjetë) persona, ku prej tyre 11 (njëmbëdhjetë) shtetas nga Siria, 6 (gjashtë) shtetas nga Egjipti dhe 1 (një) nga Iraku. Të njëjtit kanë potencuar se në mënyrë të organizuar dhe të udhëhequr nga disa persona, përmes rrugëve ilegale nga Turqia, dhe shtete të tjera, përfshirë edhe Kosovën, kishin për qëllim shkuarjen në drejtim të vendeve të BE-së”, thuhet në njoftim.


Lidhur me rastin janë angazhuar zyrtarë policorë nga Sektori i Hetimeve në kuadër të Departamentit për Kufi të cilët janë marrë me procedurat e nevojshme për trajtimin e këtij rasti.

Me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari mashkull kosovar (ngasësi i automjetit) është arrestuar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë. Ndërsa shtetasit e huaj pas intervistimit nga Drejtoria për Migrim dhe të Huaj në Prishtinë janë dërguar në qendër të azilit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Lajme
Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për

Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për "hilet" e fajdexhinjve: Nga 10 mijë borxhi shkoi në 50 mijë euro

Sociale
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Lajme
Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Politikë
Kalo në kategori