LAJMI I FUNDIT:

Shpërthim në Bangladesh – vdesin të paktën 49 persona

Shpërthim në Bangladesh – vdesin të paktën 49 persona

Një zjarr dhe një shpërthim i madh ka lënë të vdekur të paktën 49 persona dhe ka lënduar qindra të tjerë në një depo magazinimi pranë qytetit Chittagong, Bangladesh.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, qindra njerëz u mobilizuan për ta shuar zjarrin kur një numër i kontejnerëve të transportit shpërthyen në një zonë në Sitakunda.

Mendohet se në disa nga kontejnerët ruheshin lëndë kimike.

Zjarret industriale janë të zakonshme në Bangladesh, sipas BBC dhe shpesh fajësohen rregulloret e dobëta të sigurisë.

Shumë prej të lënduarve thuhet se janë në gjendje kritike dhe numri i të vrarëve pritet të rritet.

Spitalet në zonë janë të mbingarkuara, me turma njerëzish që presin në korridor për trajtim. Mjekët kanë apeluar për dhurim gjaku dhe disa nga të plagosurit janë transportuar me avion në kryeqytetin Dhaka.

Zjarri shpërtheu rreth orës 21:00 me orën lokale (15:00 GMT) të shtunën dhe qindra zjarrfikës, policë dhe vullnetarë mbërritën shpejt në vendngjarje.

Ndërsa ata u përpoqën të shuanin zjarrin, një shpërthim i madh tronditi vendin, duke përfshirë shumë nga shpëtimtarët në flakë dhe duke hedhur mbeturina dhe njerëz në ajër. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit pretendojnë se kanë shkatërruar sistemin raketor S-300 brenda territorit rus, përdorën armët perëndimore: Sa bukur po digjet

Ukrainasit pretendojnë se kanë shkatërruar sistemin raketor S-300 brenda territorit rus, përdorën armët perëndimore: Sa bukur po digjet

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë radarin mobil rus që Kremlini e konsideronte “kryevepër”

Ukrainasit shkatërrojnë radarin mobil rus që Kremlini e konsideronte “kryevepër”

Evropa
Italia zbulon llojin e sistemit të mbrojtjes ajrore që do t'ia dhurojë Ukrainës

Italia zbulon llojin e sistemit të mbrojtjes ajrore që do t'ia dhurojë Ukrainës

Botë
Dita më vdekjeprurëse e Putinit, mbi 1,200 trupa ruse të vdekur në vetëm 24 orë

Dita më vdekjeprurëse e Putinit, mbi 1,200 trupa ruse të vdekur në vetëm 24 orë

Botë
Policia gjen pesë arkivole pranë Kullës Eiffel me mbishkrimin “ushtarët francezë në Ukrainë

Policia gjen pesë arkivole pranë Kullës Eiffel me mbishkrimin “ushtarët francezë në Ukrainë" – arrestohen tre persona

Evropa
Vullkani i dytë më i madh në Hawaii po shpërthen sërish

Vullkani i dytë më i madh në Hawaii po shpërthen sërish

Botë
Kalo në kategori