LAJMI I FUNDIT:

Mariçiq: Rajoni i Pollogut është lider në realizimin e projekteve për mbrojtjen e mjedisit

Mariçiq: Rajoni i Pollogut është lider në realizimin e projekteve për mbrojtjen e mjedisit

Zv. kryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Mjedisit në profilin e tij në Facebook ka shkruar se në periudhën e ardhshme një nga synimet prioritare për drejtimin e mbështetjes evropiane, nga Programi IPA, do të jetë në sektorin të mbrojtjes së mjedisit dhe veprimit klimatik.

“Ruajtja e mjedisit mbetet një problem djegës për shkak të fatkeqësive mjedisore në rritje me të cilat përballet njerëzimi. Është e nevojshme të vendoset një marrëdhënie harmonike që do të balancojë faktorët socialë, ekonomikë dhe mjedisorë, për të ruajtur pasurinë natyrore të planetit tonë për brezat e ardhshëm.
Që nga viti 2007 në këtë zonë janë realizuar gjithsej 92 projekte me një vlerë totale mbi 122 milionë euro. Lider në realizimin e projekteve dhe aktiviteteve për mbrojtjen e mjedisit është rajoni i Pollogut me 23 projekte dhe një vlerë prej 5.243.509.41 milionë euro”, shkruan Mariçiq.

Mariçiq thotë se Qeveria ka filluar përgatitjet për zhvillimin e Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit 2022-2042, e cila do të na ndihmojë të vendosim sfidat e Agjendës 2030 dhe të ofrojmë një fokus më të madh në zbatimin e tyre dhe politikat e zbatuara nga BE-ja, duke përfshirë Marrëveshja e Gjelbër dhe Axhenda Digjitale./Telegrafi/