LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i një të burgosuri për vrasje: Jam penduar, i ndjeri s’më ka bërë asgjë, as nuk më ka pas borxh, i kërkoj falje familjes së tij

Rrëfimi i një të burgosuri për vrasje: Jam penduar, i ndjeri s’më ka bërë asgjë, as nuk më ka pas borxh, i kërkoj falje familjes së tij

Në emisionin “N’burg me Nitën”, Astrit Pacolli nga Komuna e Lipjanit, rrëfen për ditën kritike kur ia kishte marrë jetën një personi tjetër, për të cilin vetë e pranon se nuk kishte asnjë faj.

Ishte viti 2019, kur Astrit Pacolli e kreu një vepër të rëndë që do t’ia ndryshonte jetën përgjithmonë.

Teksa po kthehej në shtëpi, ishte ndalur dhe kishte hyrë në një kazino në qytetin e Lipjanit, me të hyrë në objekt, pas 12 minutave që kishte qëndruar  e kishte vrarë një person që po punonte aty.


Pacolli i cili është pjesë e emisionit të radhës “N’burg me Nitën”, rrëfen për ditën kritike, ku thotë se ende nuk e ka të qartë se pse e ka kryer vrasjen.

Ai është i dënuar me 25 vjet burg, vepra e të cilit është cilësuar si vrasje e rëndë me paramendim.

Ai tregon se me të ndjerin nuk kishte pasur asnjë problem që do të mund ta arsyetonte veprën e bërë.

“Ajo ditë ka qenë më e rënda e jetës sime, e kam bërë një vepër…nuk më ka bërë ai njeri asgjë, nuk kam mundur ta kontrollojë veten. Nuk kam qenë mirë, më ka kap paniku. Veç unë e dija që e kam kryer veprën, as nuk mundesha të haja as të pija, as nuk mundesha t’i tregoj familjes që e kam kryer këtë vepër”, shprehet Pacolli.

Pacolli,vazhdimisht e përsëritë se personi të cilit ia ka marrë jetën, nuk kishte asnjë faj. Sipas tij ky është fakti i cili e mundon më së shumti.

Ai shprehet se është i penduar për krimin që e ka bërë, në ditët e para të qëndrimit në burg, Pacolli tregon se ka menduar t’i japë fund jetës së tij.

“Jam ndier keq e kam kuptuar gabimin kur më ka arrestuar policia, atë ditë vetëm shikoja çfarë t’i bëjë vetes keq, më humbën krejt shpresat e jetës, thosha e humba familjen, shoqërinë, rrethin, këtu më shkonin mendtë më shumë. Ai i njderi s’më ka bërë asgjë, as nuk më ka pas borxh, as s’kam pasë konflikt, është shumë e rëndë. Është e rëndë shumë, 25 vjet janë shumë”, shprehet ai.

Pacolli, tregon edhe për familjen e tij dhe për dhimbjet që ia ka shkaktuar.

Ai thotë se edhe pas veprës së rëndë që ka bërë, familja i qëndron afër, sidomos gruaja e tij me të cilën ka një vajzë pesë vjeçare.

Tutje e përsërit ndjenjën e fajit që e ka brenda vetes, dhe i kërkon falje familjes së të ndjerit. RTVD/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Kalo në kategori