Ukraina është e etshme për paqen, por nuk pajtohemi për një marrëveshje false ruse
![Ukraina është e etshme për paqen, por nuk pajtohemi për një marrëveshje false ruse](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/06/vz-780x439.jpg)
Nga: Andriy Zagorodnyuk, ish-ministër i Mbrojtjes i Ukrainës / The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com
Ne, ukrainasit, duam paqe më shumë se kushdo tjetër në botë. Për rreth 100 ditë i kemi luftuar forcat ruse në tokë, në qiell, në det dhe në hapësirat kibernetike e të informacionit. Ekspertët e mbrojtjes fillimisht na dhanë pak shpresa për sukses. E ndryshuan mendimin kur e treguam aftësinë tonë për të rezistuar. Tani duhet ta tregojmë forcën në këtë rrugëtim, si dhe për t’ju rezistuar tundimeve për zgjedhje të rrejshme.
Në këtë betejë ekzistenciale për të ardhmen tonë, ekspertët dhe politikanët, gjoja miqësorë ose gjoja ekspertë, me këmbëngulje sugjerojnë se duhet të dorëzohemi për ta arritur sa më shpejtë paqen. Natyrisht, nuk duam që lufta të zgjasë më shumë se ç’duhet, por nuk do të futemi në kurth me një marrëveshje false e cila vetëm do t’i përkeqësojë gjërat.
Në mesin e atyre që këshilluan zgjidhje të shpejtë ishte ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kissinger, i cili sugjeroi se, për ta përfunduar luftën, si këmbim duhet të japim territor. Ndërhyrja e tij ishte e tmerrshme dhe, për një mendimtar të njohur strategjik, ishte çuditërisht jostrategjik. Dhënia e territorit nuk do t’ia japë fundin luftës. Do ta përforcojë atë. Rusia nuk e ka braktisur objektivin parësor për ta hequr qafe Ukrainën, duke na zhbërë nga harta. Çdo lëshim do ta shpërblente dhe legjitimonte strategjinë e saj. Larg nga ndalimi i ndjekjes së qëllimeve më të gjera ushtarake, Rusia do të ndjehej më e trimëruar.
Përgjigjja ndaj forcës me lëshime territoriale, do të kishte gjithashtu pasoja tragjike globale. Do ta hapte derën për raste të ngjashme në mbarë botën. Nuk duam të jetojmë në një botë ku forca brutale vendos se në cilin vend jetojmë dhe cilit regjim i përkasim. Nuk duam të jetojmë në një botë ku vetëm vendet e mëdha mund të jenë vërtetë sovrane.
Ishte shumë befasuese për ne, dëgjimi i atij sugjerimi nga një ekspert i njohur. Megjithatë, ideja u pëlqye menjëherë nga rusët, të cilët në mënyrë cinike e fajësuan Ukrainën për dëshirën për ta vazhduar një luftë të panevojshme. Disa komentues të mediave filluan gjithashtu të debatojnë për nevojën e një kompromisi për ta siguruar paqen. Është manipulim dhe gabim.
Imagjinojeni skenarin e tmerrshëm të pushtimit të shtëpisë tuaj nga një bandë e rrugëve, që më pas e pushton një pjesë të shtëpisë tuaj. Cili kompromis paqësor është i mundur? Asnjëri. Ju prisni se policia do të merret me ta. Është qesharake të sugjerosh se kompromisi me një akt kriminal të çon në paqe. Është po aq absurd në rastin e pushtimit rus.
Shumë konflikte të armatosura përfundojnë me kompromis, por do të ishte e palogjikshme të supozohej se të gjithat duhet të përfundojnë ashtu. Arsyeja e vetme për këtë pushtim ishte obsesioni i Putinit për ta nënshtruar Ukrainën. Çfarë kompromisi është i mundur kur qëllimi i kundërshtarit tuaj është që ju të mos ekzistoni? Mënyra e papërshkrueshme brutale me të cilën rusët i trajtojnë qytetet dhe fshatrat tona të pushtuara, tashmë është e njohur për mbarë botën. Paqja e vërtetë mund të sigurohet vetëm kur pushtuesi largohet nga vendi ynë.
Siç thotë thënia e vjetër, nata është më e errët pak para agimit. Rusia tani po e aplikon forcën maksimale që ka në dispozicion, por dëshmitë e tankeve të viteve 1960 që po rregullohen për betejë, përdorimi i rekrutëve dhe vendosja e njësive të reja ushtarake që nuk kanë përvojë, tregojnë se i ka shterur mundësitë e veta. Kjo është arsyeja se pse Rusia po e shtyn idenë e një kompromisi. Ka nevojë për pauzë për t’ia treguar përfitimet publikut rus dhe për t’i dhënë vetes kohë për t’u rikuperuar përpara se të vazhdojë më tej me përpjekjen për ta nënshtruar Ukrainën.
Forcat e Ukrainës janë më efikase se ato të Rusisë. Me më shumë pajisje dhe municione, zmbrapska e Rusisë dhe largimi jashtë vendit tonë është perspektivë reale. Rrjedha e ndihmës perëndimore sapo ka filluar dhe do të shtohet. Përpjekjet e dëshpëruara të Putinit për t’i kapur furnizimet e Perëndimit, duke i bombarduar linjat hekurudhore dhe depot e karburantit, janë shumë të ngjashme me përpjekjet e Hitlerit për t’i sulmuar autokolonat aleate në Atlantik. Por, nuk po ia dalin të ndikojnë në situatën e përgjithshme dhe pajisjet po shkojnë me sukses në vijën e parë të frontit. Armët amerikane nga paketa e paprecedentë e ndihmës prej 40 miliardë dollarëve, që presim se do të përfshijë sisteme të shumëfishta të lëshimit të raketave, do të fillojnë të mbërrijnë së shpejti.
Bota e lirë ka vendosur të ndalojë së pranuari sjelljen mujshare të Rusisë, por ajo duhet të jetë konsistente në zbatimin e kësaj qasjeje. Për shumë vjet, udhëheqësit perëndimorë e toleruan agresionin rus: pushtimin e Gjeorgjisë; pushtimin e Ukrainës; okupimi i Krimesë; okupimi i Detit të Zi; kryerja e atentateve të porositura në Mbretërinë e Bashkuar; kryerja e sulmeve kibernetike; gjoja ndërhyrje në zgjedhje; shkelje e të drejtave të njeriut. Sa herë thuhej: “Është Rusia. Kështu ka qenë gjithmonë”.
Është koha të ndalojmë së pranuari padrejtësitë e tilla. Sa shpesh u është thënë njerëzve të tolerojnë diçka sepse “ka qenë gjithmonë kështu”? Diskriminimi racor, abuzimi seksual, dhuna në familje, korrupsioni, pabarazia sociale dhe krimi i organizuar kanë qenë endemike në shoqëri. E vetmja herë kur gjërat kanë ndryshuar ishte kur njerëzit i kanë sfiduar mënyrat e vjetra dhe kanë refuzuar t’i pranojnë tutje ato.
Nuk mund të lejojmë që qasjet e kaluara ta dominojnë mënyrën se si jetojmë sot. Kissingeri mund të ketë luajtur rol të rëndësishëm në krijimin e botës, ashtu siç ishte – një botë më pak se e përsosur, duhet të them. Por, nuk do të pranojmë që e kaluara padrejtë dhe e pavend ta përcaktojë të ardhmen tonë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_6-7-780x439.png)
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar
![Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/avant.jpg)
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Guardiola e thotë publikisht se i ka humbur besimi te ylli i Man Cityt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/guardiola-780x439.png)
Guardiola e thotë publikisht se i ka humbur besimi te ylli i Man Cityt
![Në xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/xhami-780x439.jpg)
Në xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti